Kruja dhe Skënderbeu

Font size: Decrease font Enlarge font

 

 Kruja ka qenë ndër të parat qytete shqiptare që ranë nën sundimin osman. Në kohën e mbretërimit të sulltan Bajazitit I, midis viteve 1394-1396, qyteti në fjalë kishte hyrë në rrezen e administrimit të shtetit të Gjysmë-Hënës, përderisa në burimet osmane të mëvonshme është shënuar se Jakup Pasha dhe Hoxha Firuz Pasha (të dy bejlerbejlerë të Rumelisë në kohë të ndryshme gjatë dekadës së fundit të shek. XIV), kishin lëshuar autorizime sipas të cilave banorëve të Krujës u faleshin taksat.


Më 1415, osmanët e futën përsëri qytetin nën sundimin e tyre. Si qeveritarë lokalë të Krujës osmane përmenden Murat Beu e Ali Beu, përkatësisht në vitet 1415 e 1432, ndërsa në vitin 1443 në këtë funksion ishte Hasan Beu, i biri i Ajdin Beut dhe Helena Muzakës. Qyteti në fjalë u bë pjesë e zotërimeve të Kastriotëve vetëm pas ardhjes këtu të Skënderbeut në nëntor të vitit 1443, i cili e shpalli Krujën qendër të principatës së tij dhe prej këtej publikoi projektin për një kryengritje çlirimtare kundërosmane.

Megjithatë lidhjet e Krujës me Skënderbeun kanë një fillesë më të hershme. Kryeqendra e re e Kastriotëve, bashkë me rrethin e saj, ishte bërë kohë më parë pjesë e Sanxhakut Shqiptar, një nga të parat njësi administrative të krijuara në Gadishullin Ballkanik nga shteti osman. Sanxhaku i lartpërmendur përfshinte pjesën më të madhe të tokave të Shqipërisë së Jugut dhe të Mesme të pushtuara nga osmanët. Defteri osman i regjistrimit të pronave dhe i popullsisë i vitit 1431, ofron të dhëna mjaft të çmuara për gjendjen ekonomiko-shoqërore dhe politike të viseve që përfshinte sanxhaku i lartpërmendur.

Kruja me rrethin (këtu përfshihej edhe territori i sotëm i rrethit të Tiranës, përjashto krahinën e Kërrabës, e cila bënte pjesë në vilajetin e Pavllo Kurtiqit-F.D.) formonte një vilajet më vete në kuadrin e Sanxhakut Shqiptar. Kreu i vilajetit në këtë etapë fillestare të sundimit osman quhej subash, ndaj dhe vilajeti quhej ndryshe edhe subashllëk. Qyteti i Krujës, kryeqendër e këtij vilajeti, në vitin 1431-2 kishte 125 shtëpi të krishtera, të cilat ishin të detyruara të mbronin kështjellën e gurtë, prandaj dhe ishin të përjashtuara nga pagesa e taksave, me përjashtim të xhizjes. Në kështjellë kishte gjithashtu edhe një garnizon ushtarësh të ngarkuar jo vetëm me mbrojtjen e këtij objekti, por edhe me detyrën plotësuese për ruajtjen e rendit në qytet.

Një shqyrtim i kujdesshëm i të dhënave të defterit të Sanxhakut Shqiptar të viteve 1431-1432 nxjerr në pah me qartësi të veçantë disa tipare të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Krujës dhe të zonës rreth saj në fillimet e sundimit osman. Vendbanimet përgjithësisht kanë numër të kufizuar shtëpish, gjë që tregon se viset në fjalë, këso kohe gjendeshin në një shkallë modeste të zhvillimit ekonomik. Madje kishte fshatra që ishin rrënuar tërësisht, ndoshta si rrjedhojë e konflikteve ushtarake që kishin shoqëruar vendosjen e sundimit osman  në këtë zonë. Megjithatë, duhet theksuar se në pjesën më të madhe të zonës së përfshirë brenda vilajetit të Krujës, të regjistruar nga osmanët në vitin 1431, vijonin të kultivoheshin ullinjtë dhe rrushi, gjë që duket në faktin se në shumë fshatra janë shënuar edhe sasitë përkatëse të drurëve të ullirit dhe të vreshtave.  

Zotwruesit e timareve të vilajetit tw Krujws (timaret ishin kategori kryesore e pronwsisw gjatw sundimit osman-F.D.) ishin në shumicën e tyre vendas, megjithatë në defterin e lartpërmendur janë regjistruar edhe timarlinj me prejardhje turke. Kështu nga 59 timarlinj, që kishte gjithsej vilajeti, 22 syresh ishin turq nga provincat e Koxhaelisë dhe Saruhanit në Anadoll. Megjithëse të pakët në numër, në radhët e timarlinjve shqiptarë kishte edhe syresh nga vise të tjera larg Krujës si p.sh. Iliazi nga Tetova (Kalkandelen), Aliu bashkë me të birin si dhe Halili, nga Kërçova etj.

Kur është fjala për përkatësinë fetare të klasës së timarlinjve të vilajetit të Krujës të gjysmës së parë të shek. XV, mund të thuhet se shumica e tyre ishin myslimanë, megjithatë ekzistonin si kategori e veçantë edhe timarlinjtë e krishterë. Nga këta të fundit mund të përmenden pinjollë të familjeve tradicionale vendase si Andrea Karlo, ndoshta stërnip i Karl Topisë, sundimtar i dikurshëm i Shqipërisë së Mesme. Sipas shënimeve të bëra në defterin e Sanxhakut Shqiptar, pinjolli i lartpërmendur i Topiajve, në maj të vitit 1438, kishte si timar fshatrat Donian (mund të jetë fjala për fshatin Domjan ose Domje në rrethin e Tiranës-F.D).

Timarit të Andrea Karlos i ishin shtuar gjithashtu edhe nëntë fshatra të shkëputura nga timari i Skënderbeut që ndodhej në vilajetin e Dhimitër Gjonimës (Jonimës). Midis timariotëve të krishterë, të regjistruar në defterin e Sanxhakut Shqiptar, nuk mund të mos përmenden edhe individë të tillë si p.sh, Urani, me siguri bashkëluftëtari i ardhshëm i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, i quajtur Vrana Konti ose Kont Urani. 

Me shumë interes është gjithashtu të theksohet se figura të njohura të historisë shqiptare të kësaj kohe spikasin edhe në radhët e timarlinjve myslimanë. I pari që meriton vëmendje me këtë rast është vetë Skënderbeu.

Pasi ishte dërguar nё oborrin sulltanor  si “içoglan”, ai ishte islamizuar duke marrё emrin mysliman “Iskёnder” dhe mё vonё edhe titullin “bej”. Sipas kronistit osman Neshri, sulltani i kishte dhёnё si timar kёtij pinjolli tё njё princi shqiptar tokat atërore. Kronisti tjetër osman, Hoxha Sadedini, vë në dukje të njëjtën gjë kur shkruante se sulltani e bëri Skënderbeun vali të atij vilajeti (vilajetit të Gjon Kastriotit-F.D.) duke i dhënë fronin e të atit.

Sikurse del edhe nga shёnimet e defterit tё Sanxhakut Shqiptar, aty rreth vitit 1438, Skёnderbeu ishte ngjitur nё pozitёn e subashit tё vilajetit tё Krujёs pёrderisa u lëshon autorizim (mektup ose biti) pёr zotёrim timari individëve të caktuar. Kёshtu nё njё rast, nё defterin e lartpёrmendur ёshtё shënuar se me autorizim tё Skёnderbeut, të birit tё Jovanit (në këtë trajtë është shkruar emri i Gjonit, babait të Skënderbeut-F.D.), fshati Mamurras i jepej si timar Uranit (mund tё lexohet edhe “Vrane” ose “Vrana” dhe duhet tё jetё fjala, sikurse u përmend edhe më sipër, pёr Kont Uranin ose Vrana Kontin).

Nё njё shёnim tjetёr tё tё njёjtit defter, pёrsёri Skёnderbeu kёtё herё bashkё me kadiun e Krujёs, i lёshojnё njё autorizim (mektup) Uranit (Vranit) pёrsёri pёr fshatin Mamurras, por këtë herë për pjesёn tjetër të këtij fshati prej 17 shtëpish.

Vilajeti i Krujёs ishte njё rajon kufitar qё ndante sanxhakun shqiptar nga vilajeti i formuar me tokat e Gjon Kastriotit (Jovan-ili). Pikёrisht kёtu e kishte timarin e vet Skёnderbeu, timar i cili i ishte dhёnё pёr detyrat qё kryente si funksionar i lartë i administratёs osmane nё vilajetin e Krujёs (subash i vilajetit). Mirёpo ky pozicion i privilegjuar bashkë me statusin e timarliut qё mbante Skёnderbeu, nuk vazhdoi gjatё. Nёpёrmjet shёnimit tё fundit tё defterit osman tё viteve 1431-1432 mёsojmё, sikundër e kemi përmendur edhe më parë, se atij i hoqёn nёntё fshatra qё i kishte si timar nё tokat e Dhimitёr Jonimёs dhe iu dhanё Andrea Karlos. Njё gjё nuk ёshtё shumё e qartё nё kёtё rast: sa ka ndikuar njё gjё e tillё nё rebelimin e Skёnderbeut kundёr sundimit osman. Sidoqoftё, kjo masё e autoriteteve sunduese mund tё ketё qenё nxitje fillestare pёr ta shtyrё timarliun shqiptar drejt kryengritjes kundërosmane.

Njё tjetёr personazh i rёndёsishёm në vilajetin e Krujës të shek. XV, një nga protagonistët kryesorë të ngjarjeve historike tё kohёs sё Skёnderbeut, i pёrmendur jo rrallё nё defterin e Sanxhakut Shqiptar tё viteve 1431-2, ka qenë edhe Ballaban Beu (mё vonё Ballaban Pasha), i cili u shqua si udhёheqёs i ekspeditave osmane kundёr luftёs çlirimtare tё shqiptarёve tё udhёhequr nga Skёnderbeu. Duket se Ballaban Beu mbante poste tё rёndёsishme nё administratёn osmane tё  vilajetit, ndoshta deri nё nivelin e subashit.

Sikurse u përmend mw parw, mё 1443 Skёnderbeu e mori Krujёn nga osmanёt duke e shndёrruar kёtё tё fundit pёr herё tё parё nё kryeqendёr tё principatёs sё rilindur tё Kastriotёve, e cila pёrfshiu sёrishmi Matin dhe dy Dibrat duke u bёrё nё tё njёjtёn kohё edhe bёrthama e shtetit tё ri tё Skёnderbeut. Vetёm pas thyerjes sё qёndresёs sё gjatё tё shqiptarёve, osmanёt arritёn ta marrin nёn kontroll kёtё zonё, tё rivendosin aty sistemin e timarit dhe nё mars tё vitit 1467 tё kryejnё edhe regjistrimin e parё tё pronave dhe tё popullsisё. Defteri i hollësishëm i regjistrimit,i përpiluar me këtë rast, përfshiu territoret e Dibrës së Sipërme dhe të Poshtëme, Gollobordës (në defter : Dullgobërda), Rekës (në defter: Rjeka), Çermenikës, Matit, Urakës, Dhimitër Gjonimës, Krujës (përjashto qytetin, i cili ndodhej ende në duart e Skënderbeut), Malësia e Tiranës (Benda dhe Tamadhea).

Mё tё avancuara paraqiten kёto dukuri nё kazanё e Krujёs. Në vitet 1501-1502 kazaja numёronte gjithsej 224 vendbanime me 9 066 shtёpi, nga tё cilat 328 ishin myslimane. Në kazanë e lartpërmendur kishte 1 qytet (Kruja), 2 kështjella (e Krujës dhe e Petrelës), 5 mullinj. Vetё qyteti i Krujёs manifeston ndryshimet mё tё mёdha nё pёrkatёsinё fetare tё popullsisё. Popullsia myslimane e qytetit tashmё kishte arritur nё 60 shtёpi, ndёrkohё qё popullsia e krishterё numёronte 53 shtёpi. Banorët myslimanë të qytetit ishin vendosur përreth kështjellës. Popullsia myslimane ishte ngarkuar të shoqëronte autoritetet osmane gjatë kryerjes së shërbimeve sulltanore në zonën e bregdetit, të ndihmonte nëpunësit osmanë gjatë udhëtimeve në zona të vështira, si dhe të mbronin kështjellën sa herë që shfaqej nevoja. Përkundrejt shërbimeve të përmendura banorët myslimanë të qytetit ishin falur nga taksat e avarizit të Divanit dhe taksat zakonore. Një status interesant gëzonte edhe popullsia e krishterë e qytetit. Një pjesë e saj (36 shtëpi) “që prej kohësh të vjetra” kryente shërbime të ndryshme në kështjellë përkundrejt të cilave ishte e falur nga taksat. Katër individë të tjerë të krishterë (nënkupto: katër shtëpi-F.D) ishin caktuar me vendim të posaçëm të gjykatës si meremetues të kështjellës duke gëzuar të njëjtin privilegj në lidhje me taksat.

Të dhënat e parashtruara më sipër tregojnë qartë se vetëm pas stabilizimit të sundimit osman (pas thyerjes së qëndresës së Skënderbeut) Kruja dhe rrethinat e saj, ndër më të dëmtuarat nga konflikti shqiptaro-osman, njohën një përtëritje mbresëlënëse në pikëpamje ekonomike, shoqërore dhe demografike. Në fillimet e shek. XVI vetëm në kazanë e Krujës sanxhakbeu i Ohrit (vartësi e të cilit ishte edhe kazaja e Krujës) përfshinte brenda juridiksionit të hasit të tij 32 fshatra, me një popullsi të përgjithshme prej 26 shtëpish myslimane dhe 2514 syresh të krishtera. Si posedues i një hasi, në kazanë e Krujës, në këtë kohë është regjistruar edhe Ajas Pasha, me origjinë nga Himara, i cili arriti deri në postin e lartë të Kryeministrit (Vezirit të Madh) në kohën e mbretërimit të sulltan Sulejman Ligjvënësit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

                                   

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image: