Anila Basha

Krerë të Komuniteteve fetare kërkojnë ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë Myslimanët: Mos ndaloni shaminë në shkolla

03
Mar
3 comments | 0 recommendations

TIRANE-Hoxhallarët shprehen kundër tentativave për të penguar vajtjen në arsimin parauniversitar me shami në kokë të vajzave myslimane. Duke marrë shkas nga projektligji i ri i arsimit parauniversitar, në një letër të hapur "Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë" kanë deklaruar se shamia nuk është simbol fetar, por pjesë e identitetit të besimit mysliman. Pikërisht për këtë arsye atë kërkojnë që të marrë fund diskriminimi ndaj këtij komuniteti, sa i përket prezencës së tyre në arsimin parauniversitar, pasi sipas tyre shfaqja publike e besimit, qoftë edhe nëpërmjet veshjes, nuk duhet të trajtohen si shprehje të një ekstremizmi fetar dhe cenim i laicitetit të shtetit, por si të drejta legjitime të këtyre praktikantëve besimtarë.

 

Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë, një organizatë e pavarur kjo, që mbledh në gjirin e saj një numër të madh teologësh myslimanë, është përfshirë në debatin publik për çështjen e shamisë islame, i nxitur nga projektligji për arsimin parauniversitar. Me anë të një deklarate ata kanë sqaruar se shamia nuk është simbol fetar, ndaj nuk mund të ndalohet nëpër shkolla. "Mbulimi i trupit dhe i kokës (jo i fytyrës), për një besimtare myslimane, që ka arritur moshën e pubertetit, është një obligim i besimit dhe praktikës islame. Ky detyrim është i sanksionuar në Kuran dhe për të, ka një unanimitet solid, në mes të gjitha shkollave dhe interpretimeve teologjike islame, si ato tradicionale, ashtu edhe ato bashkëkohore. Aq i qartë dhe i pandryshueshëm është ky qëndrim, saqë ai konsiderohet shenjtëri e paprekshme e fesë islame", - sqarojnë ata në deklaratën e tyre. Më pas ata shtojnë se rikonfirmojnë atë që është deklaruar edhe më parë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë se, shamia nuk është një simbol fetar, por pjesë e identitetit të besimit musliman.

 

Sipas tyre, ndalimi i shamisë në arsimin publik parauniversitar, jo vetëm që përjashton një kategori të rëndësishme të shoqërisë shqiptare nga e drejta e arsimimit, por ai dëshmon për përjashtimin e tyre nga jeta publike. "Kërkojmë që kërkesa jonë për të ushtruar të drejtën e shfaqjes publike të besimit, qoftë edhe nëpërmjet veshjes, dhe njëkohësisht, për t'u arsimuar në shkollat publike, apo për të punuar në institucione të tilla, të mos trajtohen si shprehje të një ekstremizmi fetar dhe si cenim i laicitetit të shtetit, por si të drejta legjitime për t'u plotësuar nga ana e tij", - përfundojnë ata.

 

Por pervec muslimaneve, në debatin që ka lindur pas prezantimit të draftit të ri të arsimit parauniversitar janë përfshirë edhe katolikët. Ata janë deklaruar kundër të këtij projektligji të ri që ndalon ekspozimin e simboleve fetare në ambientet shkollore. Monsinjor Rrok Mirdita, ka deklaruar se ky draft nuk duhet të aprovohet. Sipas tij, kjo pasi nuk përcaktohet qartë se çfarë kihet parasysh me simbol fetar, ndaj sugjeron që të rishikohet kjo pikë.

Raporti i DASH: Shqipëria respekton liritë fetare

08
Jan
7 comments | 0 recommendations

 

 

 SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit bëri publik raportin mbi liritë fetare në botë për vitin 2010, ku nuk mungoi edhe vlerësimi për Shqipërinë. Kushtetuta e këtij vendi garanton lirinë e fesë, ndërsa ligjet kanë kontribuar për ushtimin e saj, thuhet në raport.

 

“Kushtetuta siguron lirinë e fesë dhe ligje e politika të tjera kontribuan për një ushtrim përgjithësisht të lirë të fesë. Qytetarët kanë të drejtë të padisin qeverinë për cënim të lirisë së tyre për ushtrimin e lirë të fesë”,- thuhet në raport

 

Për sa i përket Shqipërisë, në raport nuk përmendet asnjë rast abuzimi, apo diskriminimi shoqëror mbi fenë.

“Nuk pati raportime për abuzime dhe diskriminim nga shoqëria me bazë identifikimin, besimin, apo ushtrimin fetar; nuk pati as raportime për akte domethënëse vandalizmi”,- thuhet në raport, ndërsa theksohet, se në raste të vecanta ka pasur kufizime përsa i përket veshjesdhe shfaqjes së saj në institucione publike, sic janë shkollat, “Nuk ka ligj që ndalon mbajtjen e veshjeve apo simboleve fetare. Drejtorët e shkollave kanë të drejtë të përcaktojnë standartet për “veshjen e përshtatshme,” çka me raste përfshinte kufizime ndaj ekspozimit publik të simboleve fetare. Gjatë periudhës së raportimit, pati pasur raportime se drejtorët në shkolla te mesme shtetërore kanë ndaluar të ndjekin mësimin studente muslimane ngaqë mbanin shami në kokë”,- theksohet në raport.

 

Raporti nënvizon se Zyrtarë të ambasadës së SHBA, “e kanë nxitur qeverinë që të trajtojë pretendimet për pronat fetare dhe t’u kthejë ndërtesat, tokën si edhe prona të tjera grupeve fetare të cilat i kanë humbur gjatë udhëheqjes komuniste”.

 

Kryepeshkopi sqaron marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe reformimin e Kishës

01
Oct
0 comments | 0 recommendations

 

 

 

Kryepeshkopi sqaron marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe reformimin e Kishës

 

Janullatos: Rasti “Guma”,

ku gënjen Kristo Frashëri

 

“Nuk u fronëzova në hotel, por në katedrale”

 

 

 

Kryepeshkopi ortodoks Anastas Janullatos sqaron në një replikë me historianin Kristo Frashëri pozicionin e tij publik pas aksidentit të Aristotel Gumës që solli tensione në Himarë. Ai flet gjithashtu për marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe reformimin e Kishës shqiptare.

 

Nga Prof. Dr. Anastas Janullatos*

 

Në artikullin me titull “Bollano dhe Dule t’u kërkojnë falje shqiptarëve”, që u botua në gazetën tuaj, në dt. 20.9.2010, z. Kristo Frashëri i referohet personit tim në një paragraf të zgjeruar. Me gjithë zakonin tim, që të mos u përgjigjem komenteve denigruese ndaj meje, duke ndjerë detyrimin për të vënë në vend të vërtetën historike,  deklaroj se pohimet e tij janë të pavërteta.

 

1. Po e filloj nga titulli i paragrafit: “Janullatos, peshkopi i fronëzuar në hotel “Tirana”. Dhe më poshtë vijon pohimi i tij se “të gjithë e mbajnë mend se ceremonia solemne për fronëzimin e tij në kishën katedrale të Hyjlindëses në Tiranë, dështoi për shkak të kundërshtimit të besnikëve të krishterë, të pranishëm në këtë ceremoni. Dihet gjithashtu se ai u fronëzua kryepeshkop i kishës në Tiranë në një nga sallat e Hotel “Tirana International”, një solemnitet në kundërshtim me rregullat e shenjta të Kishës”. Ky është një përshkrim i gënjeshtërt. Ngjarjet e vërteta ndodhën si më poshtë:

Të dielën e 2 gushtit 1992, në Kishën Katedrale të Tiranës, të mbushur plot me përfaqësues të orthodhoksëve nga e gjithë Shqipëria, Mesha Hyjnore u krye rregullisht bashkë me tipikonë e fronëzimit. Në përfundim të saj, një grup njerëzish të dërguar enkas, në drejtimin e një deputeti jo të krishterë, në pjesën e fundme të kishës, në përfundim të shërbesës, hodhën disa parulla kundër Kryepiskopit. Por këto u mbytën nga qindra zëra të besimtarëve orthodhoksë që kishin mbushur kishën, duke bërë aklamacione pro Kryepiskopit. Shumë nga pjesëmarrësit- z. Frashëri nuk ndodhej aty- i kujtojnë ngjarjet me shumë saktësi. Në hotel “Tirana” u shtrua thjesht një drekë në shenjë nderimi.

Është e habitshme, se si z. Frashëri, me një mosnjohje të thellë, flet si specialist i kanuneve të Kishës, të cilët me sa duket i njeh shumë pak. Fakti se të gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale në mbarë botën e njohën pa kurrfarë vështirësie Kryepiskopin e ri, nxjerr në pah se nuk u bë asnjë shkelje e askurrfarë kanoni dhe rregulli.

 

2. Shkak për artikullin e z. Frashëri janë ngjarjet e kohëve të fundit në Himarë. Deklarata që bëra, në një moment kur shumë banorë kishin bllokuar rrugët e zonës, ishte “për ruajtjen e  gjakftohtësisë dhe shmangien e vetëgjyqësisë”, me qëllim të vetëm ruajtjen e paqes dhe të qetësisë. Pas pak, sigurisht, foli Kryeministri, në të njëjtën frymë me deklaratën time. Z. Frashëri më shtron pyetjen nëse në raste të tjera “kam ngritur zërin tim” ose jo. E vë në dijeni, se nga shumë herët, që nga viti 1993 dhe 1994, me shumë qartësi, kisha protestuar kundër veprimeve të dhunshme të kryera në Greqi. Thirrjet që unë bëra, si edhe kontaktet e mia me faktorë kompetentë qeveritarë kontribuuan në ndalimin e dëbimit nga Greqia të emigrantëve shqiptarë.

Po parashtroj një ndërhyrje që kam bërë me rastin e ngjarjeve të Peshkëpisë: “Marrim pjesë në dhimbjen e thellë që shkaktoi sulmi terrorist ndaj njerëzve të pafajshëm në Peshkëpinë e Sipërme dhe i shprehim me gjithë shpirt ngushëllimet tona, familjeve të viktimave. Ndërgjegjja e krishterë është vendosmërisht kundër veprimeve terroriste dhe i dënon ato. Shpresojmë dhe lutemi që e vërteta të dalë sa më shpejt dhe plotësisht në dritë, të zbulohen fajtorët, të ngarkohen përgjegjësitë siç e imponon e drejta, por edhe të intensifikohen përpjekjet për stabilizimin e paqes” (Tiranë, 11 prill 1994).

Siç edhe kam deklaruar në një intervistë timen në gazetën e përjavshme ABC (më 11 dhjetor 2005 për z. M. Nazarko), nga vitet e para të dhjetëvjeçarit të 1990, kam ngritur zërin në mënyrë të vazhdueshme dhe kam bërë përpjekje e deklarata në intervistat e mia në Greqi për nevojën e respektimit të emigrantëve dhe të mbështetjes së tyre. Psh. kur gjatë vitit 1993, pas dëbimit të një bashkëpunëtorit tim, qeveria greke kishte vendosur të ndërmerrte masa ndëshkuese, ngrita zërin dhe protestova fuqishëm, duke theksuar se, nëse veprimi i parë ishte një gabim nga ana e palës shqiptare, veprimi i dytë nga ana qeverisë greke, për të dëbuar nga Greqia shqiptarët që punonin atje,  do të ishte një gabim shumë herë më i madh. Më vonë kur filloi të përdoret në masmedian greke, fjala “fshesë” për dëbimin e qytetarëve shqiptarë, bëra udhëtime dhe vizita të posaçme në udhëheqësit politikë kompetentë dhe në drejtorët e gazetave të mëdha për të protestuar për terminologjinë që kishin përdorur. Siç edhe shkruajnë analistë të shquar, këto përpjekje pajtuese influencuan seriozisht në opinionin publik dhe në qeverinë greke. Në mënyrë karakteristike, gazeta “Kathimerini” një nga gazetat më serioze të Greqisë shkruante: “Ndërhyrja e kryepiskopit të Shqipërisë Anastas  kontribuoi qartazi, në mënyrë decizive, që të uleshin tonet nga ana e palës greke në kundërshtinë që lindi me qeverinë shqiptare” (8.7.1993). Dhe në një rast tjetër: “Iniciativat e Anastasit në zbutjen e krizës kanë qenë vendimtare” (11.7.1993). Madje edhe Parlamenti Evropian, në një deklaratë të votuar me votim unanim të tij, theksoi se “mbështet veprën e Kryepiskopit Orthodhoks të Tiranës Anastas Janullatosit, i cili ka bërë përpjekje të shumta për zgjidhjen e krizës midis dy vendeve”. Në vitin 1996 vizitova shqiptarët që vuanin dënimin në burgjet e Koridhalosë, për t’u shprehur mbështetjen time. I vënë në dijeni për raste të ndryshme sjelljesh të papranueshme të nëpunësve grekë në pikat e kalimit kufitar, i kam denoncuar ato në shkallë të ndryshme. Janë të shumta ato raste kur duhet vepruar me dallueshmëri e takt, pa zëvendësuar organet kompetente qeveritare dhe kornizat ndërkombëtare që janë sanksionuar. Gjithashtu, në mënyrë të përsëritur, në intervista të mia në Greqi kam dënuar ksenofobinë dhe kam theksuar detyrimin e drejtësisë dhe të respektimit të personalitetit të emigrantëve, si dhe nevojën e bashkëpunimit dhe të ndihmës reciproke të popujve tanë. Kjo e fundit ka qenë për mua qëllimi kryesor i përpjekjeve të mia dhe shpreh kundërshtinë time sa herë që shikoj të minohet ky parim.

 

3. Z. Frashëri e konsideron si të dyshimtë faktin se shumë nga zyrtarët që vijnë nga Greqia, vizitojnë Kryepiskopin. Pikësëpari, në Kryepiskopatë vijnë e më vizitojnë edhe shumë personalitete të jetës politike, akademike, shoqërore, qytetarë të thjeshtë nga vende të ndryshme të botës. Së dyti, ai nuk e njeh faktin se jo vetëm gjatë vizitave në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, psh kur vizitojnë qytete ku ekzistojnë patriarkana orthodhokse ose kisha autoqefale, shumë zyrtarë grekë e kanë zakon të vizitojnë jo vetëm personalitetet politike të vendit por edhe ato fetare. Përveç kësaj, në Greqi, ku kam jetuar derisa erdha në Shqipëri, për 62 vite, kam pasur shumë pozita të rëndësishme në Universitet, në Akademi, në Kishë, në organizma fetarë botërorë, si Këshilli Botëror i Kishave, Konferenca Evropiane e Kishave, kam pasur shumë nxënës, studentë, kolegë, të njohur, qytetarë të shquar që dëshirojnë të takohen me mua. Nga ana tjetër, vizitorët që vijnë këtu, zyrtarë ose jo, nuk vijnë si spiunë ose si armiq. Greqia është vend mik dhe të gjithë atje e dinë se Kryepiskopi Anastas beson në përafrimin, në bashkëpunimin dhe progresin e përbashkët të popujve dhe jetën e tij ia ka përkushtuar këtij ideali. Fraza e tij nënçmuese “tani e ka zbuluar veten se prapa petrahilit kishtar, ai është një militant grek”, rikujton mentalitetin e vjetër të epokës së Hoxhës, që shikonte kudo armiq dhe komplote. Vetëm besimi në Perëndinë, dashuria e sinqertë për popullin, dëshira për zhvillimin e Kishës dhe vendimi për të kontribuar në pajtimin dhe në bashkekzistencën paqësore të popujve, i japin Kryepiskopit fuqinë për të shërbyer Kishën për 19 vite, në mes të mijëra vështirësive.  Shtysat e tjera që fantazon z. Frashëri nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën historike.

 

4. Në ato që përdor kundër meje, z. Frashëri thotë: “Për të rritur pretendimet e Greqisë ndaj Shqipërisë së Jugut, ai bekoi si ushtarë grekë edhe arkivolet me eshtrat e fshatarëve shqiptarë, midis tyre edhe fëmijë të vdekur para dhe pas luftës italo-greke”. E ftoj të thotë se kur dhe ku e kam kryer një veprim të tillë. Bëhet fjalë për një informacion krejt të pabazë dhe të gënjeshtërt.

Për sa i takon nderimit për të vdekurit, për ata që respektojnë dinjitetin njerëzor, përbën një detyrim themeltar, duke nisur nga vitet e Homerit. Madje edhe të vdekurit e palës armike, çdo shoqëri e qytetëruar i respekton dhe kujdeset për ata, pa urrejtje dhe fobi. Nga ana tjetër këtë gjë bëri edhe qeveria shqiptare, kur ofroi vend për një varrezë gjermane në parkun e Tiranës, ndërsa të gjithë e njohin se në Luftën e Dytë Botërore, gjermanët ishin pushtues.

 

5. Sa i takon çështjes së kishës së Shën Marisë së Përmetit, të gjitha fotografitë e vjetra të bëra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore tregojnë praninë në sheshin qendror të qytetit, të kishës orthodhokse. Në periudhën komuniste u shkatërrua streha e kishës së vjetër, u përdorën muret e vjetra, u bënë riparime dhe u vendos aty shtëpia e kulturës. Pas 19 vitesh, ky vend i shenjtë adhurimi për besimtarët nuk është kthyer tek Kisha Orthodhokse, me gjithë thirrjet e bëra, jo vetëm nga orthodhoksët e Shqipërisë, por edhe nga Konferenca Evropiane e Kishave (19.12.2009).  Nga ana  tjetër, kishat janë mbarëbotërisht bërthama kulture e qytetërimi. Përbën një detyrim themeltar të qeverisë shqiptare, të rikthehen të gjitha vendet e kultit në përdorimin e tyre të hershëm. Ne nuk jemi kundër shtëpisë së kulturës. U treguam të gatshëm të kontribuojmë financiarisht për ngritjen e një ndërtese tjetër të madhe në vendin që është caktuar për t’u vendosur qendra kulturore. Ndërsa nga z. Frashëri, si personalitet i kulturës shqiptare, prisnim të interesohej dhe të bënte thirrje për kthimin në përdorimin e mëparshëm të vendeve të shenjta.

 

6. Z. Frashëri duke vazhduar argumentet e tij të gënjeshtra, shkruan: “Megjithatë ai i qetësoi kundërshtarët e tij kur mësuan se ishte një personalitet akademik, i ndryshëm nga dhespotët  e fanatizuar grekë, se premtoi që do të punonte për të respektuar autoqefalinë e Kishës Orthodhokse shqiptare dhe se do të kujdesej për ndërtimin e faltoreve të krishtera në Shqipëri. Por, ka kohë që besnikët kanë dalë të zhgënjyer”. Të gjithë sa janë njohës të këtij problemi si në Shqipëri ashtu edhe në mbarë Kishën Orthodhokse dhe në botën e krishterë, e dinë se ai që siguroi Autoqefalinë e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, pas shpërbërjes së plotë të saj, është Kryepiskopi Anastas. Sa për faktin nëse ndërtoi apo jo kisha në Shqipëri, z. Frashëri nuk duhet të bëjë gjë tjetër, veçse një udhëtim të shkurtër nëpër Shqipëri: në Durrës, në Korçë, në Shkodër, në Fier, në Sarandë etj., ose në qendër të Tiranës. Akoma mund të njihet me ekspoze dhe raporte zyrtare që janë botuar në organet e Kishës së Shqipërisë, veçanërisht në gazetën “Ngjallja”, në faqen e saj të internetit, por edhe në studime të posaçme si të Linette Hoppe (Resurrection. The Orthodox Autocephalous Church of Albania, 1991-2003), të Jim Forest, praktikën zyrtare të Simpoziumit “2000 vjet Krishterim në Shqipëri” etj. Por, nëse ka vështirësi për një gjë të tillë, po bëjmë shkurt një referim të disa nga ato që janë bërë:

Realizuam ndërtimin e 150 kishave të reja, restaurimin e 60 kishave monumente të kulturës dhe riparuam mbi 160 kisha të tjera. Gjithashtu ndërtuam shumë objekte për strehimin e selive metropolitane, shkollave, klinikave, atelieve, konvikteve.  Me këtë vepër ndërtuese që numëron 450 ndërtesa, iu ofrua mundësi punësimi mijëra njerëzve. U përkujdesëm për arsimimin e brezit të ri të priftërinjve shqiptarë. Themeluam Akademinë  Orthodhokse Theologjike dhe arsimuam e dorëzuam 3 episkopë dhe 140 klerikë të shtetësisë shqiptare. U krijua shtypshkronjë, punishte qirinjsh, punishte për punime druri, atelie të ikonografisë dhe restaurimit të ikonave, u bë një përpjekje intensive në fushën e përkthimit dhe të botimit me një gazetë mujore, revista për të rritur, fëmijë dhe të rinj dhe me dhjetëra libra. Në periudha krizash politiko-sociale në vend, ndihmuam në mbledhjen dhe shpërndarjen e mijëra tonëve ushqime, ilaçesh dhe veshmbathjeje për lehtësimin e familjeve të varfra dhe të refugjatëve. Në fushën e shëndetit, një rëndësi të veçantë ka Qendra Mjekësore Diagnostike në Tiranë, me 24 specialitete, me një personal të shkëlqyer mjekësor, me aparatura mjekësore krejtësisht moderne dhe që ka realizuar brenda dhjetëvjeçarit të parë të funksionimit të saj 900.000 vizita. Poliklinika të tjera janë hapur në Kavajë, Korçë, Lushnje dhe në Jorgucat. Në fushën e arsimit, përveç tri shkollave të mesme (dy  kishtare dhe një teknike), themeluam 17 kopshte në qytete të ndryshme, 3 shkolla nëntëvjeçare dhe dy Institute të Formimit Profesional. Kur Shqipëria hapi dyert për të pritur valën e refugjatëve nga Kosova, Kisha Orthodhokse, në bashkëpunim me organizma ndërkombëtarë, zhvilloi një program të gjerë ndihme që kapërceu shumën e 12 milion dollarëve dhe kështu u ardhëm në ndihmë më  tepër se 33.000 refugjatëve.

Kultivuam marrëdhënie harmonike me komunitetet e tjera fetare, duke mbështetur tolerancën fetare dhe bashkekzistencën harmonike. Kisha jonë u bë anëtare e Konferencës së Kishave Evropiane, të Këshillit Botëror të Kishave, të Konferencës botërore për Fenë dhe Paqen (Ëorld Conference on Religion and Peace), dhe është aktive si ambasadore shpirtërore e Shqipërisë në ambiente fetare ndërkombëtarë, të cilat deri tani nuk kishin kurrfarë njohje për atë. Me të gjitha këto, Kisha Orthodhokse u shfaq si një faktor shpirtëror dhe zhvillimi në Shqipëri.

Z. Frashëri e përfundon paragrafin e tij të pabazuar në histori dhe denigrues ndaj meje, duke nxjerrë nga myku i historisë ngjarje dhe ndodhi të fillimeve të shekullit të 20-të, të ndodhura para Luftës së Parë  Botërore, duke propozuar veprime të dhunshme të ngjashme me ato që kanë ndodhur në atë kohë. Por për fatin e mirë, jetojmë në shekullin e 21-të, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është e formuar dhe e bashkuar, Shqipëria dhe Greqia kanë marrëdhënie harmonike. Të dy vendet bëjnë pjesë në të njëjtën aleancë, në NATO, me perspektivë që edhe Shqipëria të jetë pas pak kohe, së bashku, në Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë, vetëm ata sa punojnë për mirëkuptimin e ndërsjellë, bashkëpunimin sa më të ngushtë dhe ndihmën reciproke midis popujve kontribuojnë thelbësisht në progresin e rajonit tonë.

 

*Autori është Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë. Titulli është i redaksisë. Titulli i origjinalit: Sqarime historike të nevojshme.

 

 

 

 

 

 

HISTORIANI

 

Frashëri: Kryepeshkopata

një ambasadë e dytë greke

 

Një një ese të gjatë të botuar në “Gazetën Shqiptare” pak ditë më parë, historiani Kristo Frashëri analizoi debatin që pasoi vdekja e Aleksandër Gumës në Himarë. Frashëri akuzoi Dulen dhe Bollanon se po e instrumentalizonin këtë çështje. Ai kritikoi gjithashtu edhe kryepeshkopin grek Janullatos për qëndrimin e tij për këtë çështje. “Përse nuk priti fjalën e organeve hetimore të shtetit shqiptar ku ai vepron? Nga e nxorri ai që vrasja e himarjotit ka motive etnike? Nëse ai justifikohet se doli në mbrojtje të jetës së një të krishteri ortodoks, mos vallë Shqipëria ka të krishterë ortodoksë vetëm në Himarë? Mos vallë Shqipëria ka vetëm ortodoksë që flasin greqisht? Përse hirësia e tij nuk e ka ngritur zërin kur janë vrarë qoftë aksidentalisht, qoftë qëllimisht edhe shqiptarë të tjerë ortodoksë, madje edhe minoritarë grekë nga Vurgu, apo nga Dropulli?”, ishin vetëm disa nga pyetjet që Frashëri shtroi në esenë e tij botuar në “GSH”.

 

 

 

 

Bollano e Dule t’u kërkojnë falje shqiptarëve

17
Aug
1 comments | 0 recommendations

Kristo Frashëri

Pjesa e pare

 

 Kristo Frashëri

 Pjesa e pare

Bollano e Dule t’u kërkojnë falje shqiptarëve

 Më 12 gusht 2010 në rrugën Vlorë-Himarë ndodhi një aksident tragjik. Nga përplasja e një makine me një motor mbeti i vdekur një qytetar himariot, Aristotel Guma, 32 vjeç. Në rrugët e Shqipërisë ndodhin vazhdimisht aksidente tragjike. Madje, ka disa kohë që dëgjojmë çdo mëngjes sa të vrarë kishte ditën e djeshme në aksidentet automobilistike, pothuajse njësoj si në vitet e luftës kur dëgjonim çdo mëngjes komunikatën nga Shtatmadhoria sa të vrarë kishin mbetur ditën e djeshme në fushën e betejës. Më 12 gusht mbeti një qytetar i vrarë. Por ka aksidente me pasoja më të rënda se ajo e 12 gushtit. Mjafton të kujtojmë aksidentin që ndodhi në korrik në rrethin e Pukës ku pati 14 të vdekur, midis tyre dhe fëmijë. Megjithatë, për asnjë nga aksidentet e kryera deri sot nuk është bërë kaq shumë zhurmë mediatike dhe politike sa me përplasjen që ndodhi më 12 gusht. Kjo për arsye se viktima ishte një shqiptar nga Himara që e quante veten grek.

Ajo që na habiti është ndërhyrja e rrufeshme e qeverisë së Athinës. Pa mbushur 24 orë nga aksidenti dhe pa pritur vlerësimin e organeve shqiptare, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigoris Delavekuras, i cili i përket partisë së majtë PASOK, në një komunikatë për mediat tha ndër të tjera: “Ngjarje të papranueshme si këto kërcënojnë ndezje të akteve të dhunës etnike midis grekëve dhe shqiptarëve me rezultate të pakontrollueshme, të cilat pa dyshim do të dëmtojnë edhe marrëdhëniet dypalëshe”. Sipas tij, fakti që autorët kishin synime të qarta etnike ndaj viktimës, ngjallin shqetësime të dukshme në radhët e minoritetit grek që jeton në Shqipëri. Pasi shprehu sigurinë se kemi të bëjmë me vrasje me motive etnike, kërkoi nga qeveria shqiptare që ta zbardhë plotësisht ngjarjen. (Pyesim: Por, qeveria shqiptare çfarë të zbardhë kur e ka zbardhur vetë Ministria e Jashtme greke, pra kur ajo vetë ka zbuluar se prapa ngjarjes fshihen motive etnike?). Pastaj, zëdhënësi Delavekuras kërkoi që të bëhej një proces i drejtë dhe i shpejtë me qëllim që të rritet ndjenja e sigurisë në komunitetin minoritar grek në Shqipëri. Le të na falë z. Delavekuras, nga doli që minoriteti grek u shqetësua së tepërmi nga ky aksident ende i pazbardhur?

Vazhdojmë më tej. Vrasja e një himarioti vuri në lëvizje gjithë spektrin politik grek. Përgjegjësi i sektorit të politikës së jashtme të partisë së djathtë greke “Demokracia e Re”, Dhimitri Avramopullos, u shpreh tepër i shqetësuar për vrasjen e Artistotel Gumës. Zëdhënësi i Partisë së Ekstremit të djathtë LAOD, Kostas Aivaliotis, shkoi edhe më tej. Ai kërkoi reagime të ashpra të Athinës dhe rishikimin e marrëdhënieve dypalëshe. Mendoni: për vrasjen e një himarjoti për motive ende të pazbardhura, kërkohet të rishikohen marrëdhëniet dypalëshe dhe këtë e quajnë politikë të fqinjësisë së mirë!

Si një kor që vepron nën drejtimin e shkopit të dirigjentit, u ngritën edhe “miqtë” e Athinës në Shqipëri. Madje, zoti Vangjel Dule, kryetari i Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe deputet në Parlamentin shqiptar së bashku me zotin Vasil Bollano, kryetar i Bashkisë së Himarës, i cili është njëkohësisht dhe kryetari i organizatës minoritare greke “OMONIA”, deklaruan me një shpejtësi të habitshme se aksidenti ka qenë i qëllimshëm dhe se motivi i vrasjes së qytetarit himoriot A. Guma kishte karakter etnik. Me fjalë të tjera, sipas tij, A. Guma u vra, sepse ishte “grek”. Prej tyre, na habit në mënyrë të veçantë ngutja e deputetit të Parlamentit shqiptar, V. Dule, i cili në mënyrë të shpejtë e paragjykoi çështjen se është një krim me motive etnike. Është gjithashtu e habitshme përse deputeti i nderuar nuk iu drejtua organeve hetimore shqiptare, por nxorri pallën nga mëhilli dhe iu drejtua organeve ndërkombëtare për ngritjen e një komisioni, i cili të hetonte rrjedhën e ngjarjes dhe motivin etnik të saj. V. Dule ka deklaruar disa muaj më parë në Parlament se nuk pret të marrë mendime nga shqiptarët sesi të veprojë sepse ai i di mirë punët e veta. Megjithatë, ne si bashkëqytetarë po ia themi troç. Ke shkelur me arrogancë parimin shekullor solomonian, i cili këshillon “Dëgjoje fajtorin, pastaj dënoje”. Ke gabuar rëndë zoti V. Dule. Nëse ke ndopak burrëri, kërko falje.

Zoti V. Dule është kryetar i Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Është partia që ka marrë përsipër të mbrojë të drejtat jo vetëm të minoritetit etnik grek, por edhe të minoriteteve të tjera që banojnë në Shqipëri (vllah, maqedon, malazez, evgjitë, romë). Deri sot nuk e kemi parë të nxjerrë zë për të protestuar kundër aksidenteve dhe padrejtësive që kanë ndodhur ndaj pjesëtarëve të minoriteteve të tjera. Me këtë gjest, ai pushon së qeni kryetar i partisë së mbrojtjes së minoritarëve dhe shndërrohet në një komisar të qeverisë greke në Shqipëri.

Të njëjtën gafë bëri edhe zoti V. Bollano. Ai nxiti ose të paktën përkrahu aksionin e disa dhjetëra  himarjotëve të vetëquajtur grekë të bllokonin për katërmbëdhjetë orë rresht rrugën nacionale Vlorë-Sarandë, pra të shkelnin haptazi ligjet e shtetit shqiptar. Veç kësaj, një ditë më vonë nga incidenti ai tha se po shihej si mundësi për të bllokuar sezonin turistik dhe se po diskutohej mundësia për të kaluar edhe në ekstrem, - për të vendosur më 15 gusht që të mos pranohej asnjë turist që kishte prenotuar ambiente në Himarë. Ai harroi se si kryetar i bashkisë prioritet i tij është të respektojë ligjet e shtetit ku vepron dhe të mbrojë interesat ekonomike të qytetarëve të vet. Duke vënë në plan të parë një motiv që ende nuk është provuar, ai e vuri veten në shërbim, siç duket qartë, të Athinës. Pra, edhe ai pushoi së qeni kryebashkiak shqiptar dhe u shndërrua në një rreshter grek, që mban qëndrim “Gatitu” para Athinës zyrtare. Pa pritur përfundimin e hetimeve, kryebashkiaku i Himarës, i cili ka kohë që është veshur me uniformën e një kapedani diktator, e dha ai vetë verdiktin hetimor, sikur të ishte organ gjyqësor se fajtorë qenë të rinjtë vlonjatë që kishin debatuar me viktimën. Ai pranoi se gjithçka kishte filluar me një grindje banale midis të rinjve. Është pra e habitshme që një kryebashkiak pranon se ngjarja filloi me një grindje banale dhe grindjes banale i dha aq rëndësi të madhe politike sa të kërkojë ndërprerjen e turizmit në juridiksionin e tij.

Me një fjalë, të dy këta, si z V. Dule ashtu dhe z. V. Bollano u nxituan. Nuk pritën mendimin e organeve hetimore, por e paragjykuan vrasjen si një krim me motive etnike. Pra, u veshën edhe me pushtetin e prokurorit dhe të hetuesit që nuk u takon. Një ngutje e tillë për z. Bollano nuk na habit. Ai e ka provuar mëse një herë se është një aventurier dhe se kundër tij janë ngritur disa procese gjyqësore. Ai u orvat në mbrëmjen e 5 shtatorit, në intervistën në televizionin Top Channel, t’i bënte bisht gafës, pra të lëpinte atë që pështyu më 13 gusht. Por, derisa të mos kërkojë ndjesë, gafa mbetet e rëndë. Bile ai na paralajmëroi se do të jetë edhe në të ardhmen kryetar bashkie. Të shohim!

 

Janullatos, peshkopi i fronëzuar në hotel “Tirana” i kthyer në militant grek

 Nuk vonoi dhe po atë ditë në skenë hyri edhe hirësia e tij, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos. “Veprime të tilla dhune të paargumentuara, - tha ai, - të dënueshme pa asnjë ekuivok nga çdo person me arsye, përbëjnë kërcënim për cenimin e klimës së bashkekzistencës paqësore”. Ai tha gjithashtu se “të tilla veprime (nënkuptohet me motive etnike) janë rrezik për të ndezur përplasje dhe urrejtje të reja”. (Panorama, 14 gusht 2010).

Të njëjtën pyetje i drejtojmë edhe hirësisë së tij, njëherazi dhe anëtar i Akademisë së Athinës, nga i cili prisnim t’i hidhte ujë zjarrit: Përse kjo ngutje? Përse nuk priti fjalën e organeve hetimore të shtetit shqiptar ku ai vepron? Nga e nxorri ai që vrasja e himarjotit ka motive etnike? Nëse ai justifikohet se doli në mbrojtje të jetës së një të krishteri ortodoks, mos vallë Shqipëria ka të krishterë ortodoksë vetëm në Himarë? Mos vallë Shqipëria ka vetëm ortodoksë që flasin greqisht? Përse hirësia e tij nuk e ka ngritur zërin kur janë vrarë qoftë aksidentalisht, qoftë qëllimisht edhe shqiptarë të tjerë ortodoksë, madje edhe minoritarë grekë nga Vurgu apo nga Dropulli? Edhe dy pyetje të tjera: Përse hirësia e tij nuk e ka ngritur zërin kur shqiptarë ortodoksë janë persekutuar në Greqi? Përse si kryepeshkop që e mban veten humanist nuk ka dalë në mbrojtje të shqiptarëve dhe nuk ka protestuar në Greqinë e tij të dashur kundër barbarizmave të pashembullta të harruara prej kohësh si ajo që kryen bishat e Kretës kur para disa kohësh kaluan në hell një shqiptar fatkeq?

Kur hirësia e tij erdhi në Shqipëri në 1991, besnikët ortodoksë shqiptarë e kundërshtuan synimin e tij për t’u bërë kryepeshkop i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, sepse ai, sipas shtypit grek të asaj kohe, do të bëhej kryepeshkop i kishës autoqefale “greke” të Shqipërisë. Të gjithë e mbajnë mend se ceremonia solemne për fronëzimin e tij në kishën katedrale të Hyjëlindëses në Tiranë, dështoi, për shkak të kundërshtimit të besnikëve të krishterë, të pranishëm në ceremoni. Dihet gjithashtu se ai u fronëzua si kryepeshkop i kishës në Tiranë në një nga sallat e Hotel “Tirana Internacional”, - një solemnitet në kundërshtim me rregullat e shenjta të kishës. Megjithatë, ai i qetësoi kundërshtarët kur mësuan se ishte një personalitet akademik, i ndryshëm nga dhespotët e fanatizuar grekë, se premtoi që do të punonte për të respektuar autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare dhe se do të kujdesej për ndërtimin e faltoreve të krishtera në Shqipëri. Por, ka kohë që besnikët kanë dalë të zhgënjyer. Kryepeshkopata e kryesuar prej tij është shndërruar në një ambasadë të dytë të Republikës greke në Tiranë. Çdo deputet, ministër, kryemistër madje dhe president i Greqisë që ka vizituar Shqipërinë, pas vizitës që bën në ambasadën zyrtare greke të Tiranës, bën vizitë në ambasadën e dytë greke. Tashmë, ai e ka zbuluar veten se prapa petrailit kishtar, ai është një militant grek. Rastin më të bujshëm e dha kur bekoi arkivolet e ushtarëve grekë që ranë dëshmorë në truallin e Shqipërisë në luftën patriotike të Greqisë kundër Italisë fashiste më 1940-1941. Për të rritur numrin e ushtarëve grekë të rënë në territorin e Shqipërisë, me fjalë të tjera për të rritur pretendimet e Greqisë ndaj Shqipërisë së Jugut, ai bekoi si ushtarë grekë edhe arkivolet me eshtrat e fshatarëve shqiptarë, midis tyre dhe fëmijë të vdekur para dhe pas luftës italo-greke. Me këmbënguljen e tij autoritetet shtetërore shqiptare po e zvarritin vendimin që kanë marrë të tre shkallët e gjyqësorit shqiptar për t’ia kthyer bashkësisë qytetare të Përmetit, Shtëpinë e Kulturës “Naim Frashëri”, vetëm se, siç duket, Athina kërkon ta lërë Përmetin pa një shtëpi kulture shqiptare. Me këto veprime, hirësia e tij, A. Janullatos po ringjall figurën tashmë të harruar të dhespotit Jakov të Mitilinit, të cilin dihet se më 1921 patriotët korçarë e hipën në një karrocë dhe e përcollën deri në Kapshticë duke i thënë jo “mirupafshim”, por “udhë e mbarë”.

 

Himara dhe ligji i luftës

 Veprimtaria qartazi e deputetit, e kryebashkiakut dhe e hirësisë së tij, e orkestruar nga Athina dhe shpejtësia e ndërhyrjes së tyre, tregon, sipas nesh, se qarqet nacionaliste të Greqisë pa dallim, të majta apo të djathta, duket se mezi prisnin një incident, qoftë edhe me origjinë banale, për të krijuar një çështje politike me qeverinë shqiptare. Madje, mendja e njeriut, e cila nuk ka kufij, shkon deri atje sa prapa orkestrimit dhe shpejtësisë së protestës për incidentin e A. Gumës, të dyshojë se ndoshta-ndoshta (qofshim të gabuar) incidenti është provokuar nga vetë Athina.

Kjo ngjarje na kujtoi një situatë analoge që ndodhi 70 vjet më parë, pikërisht në gusht 1940 në kufirin shqiptaro-grek. Në atë kohë, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste dhe Roma po përgatitej t’i shpallte luftë Greqisë. Romës i duhej një casus belli (shkak lufte). E gjeti. Një bari çam, Daut Hoxha, u gjet i vrarë në një pyll të Konispolit. Se kush e vrau, deri sot ende nuk është vërtetuar, por vazhdimisht është dyshuar se porositësi i vrasjes ishte Musolini. Fill pas vrasjes, Roma menjëherë vuri ulërimën. Sipas saj, bandat greke kishin vrarë me thikë patriotin shqiptar Daut Hoxhën. Fashistët shqiptarë filluan fushatën. Duam hakmarrje për këtë patriot të madh që u vra për çështjen shqiptare. Kështu dy muaj më vonë (28 tetor 1940) filloi lufta italo-greke. Sapo filloi lufta viktima fatkeqe u harrua. Nuk e zuri më njeri në gojë.

Shpresojmë sinqerisht që analogjia e Aristotel Gumës me Daut Hoxhën të jetë një rastësi pa pasoja. Sigurisht, Greqia nuk ka ndërmend t’i shpallë luftë Shqipërisë për shkak të A. Gumës. Megjithatë, ne nuk harrojmë se ajo ende nuk e ka shfuqizuar gjendjen e luftës, të cilën qeveria kuislinge e Tiranës i shpalli Greqisë më 1940. Ne gjithashtu, nuk harrojmë se Athina e mban të pashfuqizuar këtë akt të shlyer tashmë nga historia për ta përdorur si shpatën e Damokleut mbi kryet e shqiptarëve. Edhe sikur Athina të dojë ta ringjallë gjendjen e luftës, janë vetë aleatët e saj që nuk e lënë të bëjë çap përpara. Por, qarqet politike të Athinës kanë programe dhe mjete të tjera, të cilat për t’i realizuar nuk kanë nevojë të përdorin armë. Arma që tani i ka mbetur në dorë është presioni i vazhdueshëm politik për ta detyruar qeverinë shqiptare që të bëjë sa më tepër lëshime në favor të minoritetit grek, derisa ta detyrojë Tiranën të pranojë autonominë e Vorio-Epirit, e cila dështoi më 1914. Për të siguruar suksesin, qeveria e Athinës kërkon të rritë artificialisht popullsinë minoritare greke në Shqipërinë e Jugut. Për këtë qëllim, ajo përdor dy mjete: po i jep pensione falas në euro shqiptarëve të krishterë të jugut që të pranojnë në dokumentet e tyre se i përkasin kombësisë helene dhe e dyta, po i shtrëngon me presione administrative emigrantët që punojnë në Greqi të ndërrojnë kombësinë, kurse shqiptarët myslimanë të ndërrojnë emrin, kombësinë dhe fenë. 

Pa hyrë në historinë e largët, të tilla spekulime, për të mos thënë provokime nga ana e Athinës kundrejt shqiptarëve kanë ndodhur shpesh vitet e fundit. Megjithatë, nuk ngurrojmë të themi se molla më e mprehtë e sherrit tani është bërë Himara. Përse Himara?

Shqipëria ka dy vise të cilësuara si krahina minoritare greke: Dropullin në rrethin e Gjirokastrës dhe Vurgun në rrethin e Delvinës. Natyrisht që në këto dy krahina ka dhe fshatra shqiptare. Por, shumicën e kanë përfaqësuar minoritarët helenë. Të dyja krahinat kanë vetëm fshatra me minoritarë, por asnjë qytet me shumicë banorë helenë. Askush deri sot nuk e ka vënë në dyshim etnikonin helen të fshatrave minoritare të këtyre dy krahinave. Marrëdhëniet e shqiptarëve me to kanë qenë vazhdimisht të përzemërta. Shqiptarët dhe grekët e këtyre dy krahinave kanë jetuar së bashku, janë shkolluar së bashku, kanë punuar së bashku dhe kanë krijuar marrëdhënie martesore me njëri-tjetrin. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ata luftuan bashkërisht në radhët e Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare shqiptare. Minoritarët grekë të këtyre dy krahinave kanë qenë të mirëpritur në mbarë Shqipërinë. Martesa të përziera midis tyre ndesh edhe në cepat veriore të Shqipërisë. Deri sot nuk ka qenë shënuar asnjë konflikt etnik që të përbëjë çështje. Me sa dihet, asnjë shqiptar nuk ka ngritur probleme etniciteti me minoritarët grekë, po ashtu edhe e kundërta. Ka qenë një kohë ku jo vetëm drejtorë të shkollave shqiptare, por edhe drejtorë të institucioneve kulturore shqiptare kanë qenë minoritarë grekë. Në organe gjyqësore, në reparte ushtarake, në rrjetin diplomatik vazhdimisht ka patur kuadro të dala nga minoriteti grek.

Për fat të keq, këto kohët e fundit rrjedha e ngjarjeve ndryshoi befasisht në Himarë. Fjala është jo për Himarën si krahinë, e cila ka tetë fshatra, por për qendrën e krahinës, qytetin e Himarës dhe për dy fshatrat fqinje të saj, Dhërmiun dhe Palasën. Kjo për arsye se në këto tri qendra ka banorë greqishtfolës, por nuk mungojnë banorët shqipfolës. Për shembull, patrioti, revolucionari dhe poeti i shquar shqiptar, Petro Marko, ishte nga Dhërmiu. Në pesë fshatrat e tjera të krahinës etnografike të Himarës, banorët flasin vetëm shqip (Vuno, Iliasë, Kudhës, Pilur, Qeparo).

 

Gjyshërit e Bollanos ishin labë nga Kurveleshi

Duke u mbështetur në përdorimin e greqishtes në këto tri fshatra, në qarqet nacionaliste të Athinës lindi pretendimi se treva e Himarës është krahinë minoritare. Meqenëse shumicën e popullsisë së trevës e përbënin banorët shqiptarë, në krye të krahinës zgjidheshin funksionarë shqiptarë. Por, në vitin 2005, meqenëse dy partitë kryesore të spektrit shqiptar, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike hynë në konflikt të hapur me njëra-tjetrën, të dyja e humbën mundësinë për të fituar zgjedhjet. Në këto rrethana, fitoi Vasil Bollano, i cili pretendon se përfaqëson minoritetin grek në Himarë. U vërtetua kështu frika e rilindësve tanë të mëdhenj, të cilët thoshin se kur grinden dy shqiptarë, përfiton greku. Me zgjedhjen e tij si kryetar bashkie, rrjedha e historisë në Himarë ndryshoi. Ujërat filluan të rridhnin drejt mullirit të Athinës. Vasil Bollano e quan veten njëqind përqind grek. Në të vërtetë, ai është një lab shqiptar nga fshati Zhulat i Kurveleshit, gjyshi i të cilit, Plaku Bollano mësoi greqisht dhe u bë grek. Me Bollanon ndodhi fenomeni që njihet prej shekujsh se i adoptuari bëhet më i egër se natyrali. Kjo për arsye se ai si i adoptuar apo si i rekrutuar për të provuar se është njëqind përqind grek, tregohet ndaj shqiptarëve më i ashpër dhe më i egër se greku i vërtetë. Rilindësit tanë të nderuar e shihnin të keqen më të madhe jo nga greku i vërtetë, por nga grekomani, domethënë nga shqiptari që kishte braktisur kombësinë e tij dhe ishte bërë grek.

 

Greqia kërkon ngushticën e Otrantit

 Grekomanë, domethënë shqiptarë të shndërruar në grekë, ka edhe në vise të tjera të Shqipërisë. Kanë filluar të shfaqen deri në Kukës. Por, për Athinën rëndësi të jashtëzakonshme kanë grekomanët e Himarës. Përse? Sepse Himara ka një rëndësi të jashtëzakonshme politike dhe strategjike për Greqinë. Greqia kërkon t’i afrohet sa më tepër Ngushticës së Otrantit. Synimi i saj është t’i bëjë në Otrant karshillëk Italisë. Këtu e ka burimin edhe përpjekja për t’i rrëmbyer Shqipërisë pjesë nga ujërat e saj territoriale në zonën e Korfuzit dhe në detin Jon, pra në afërsi të Otrantit. Se çfarë planesh të tjera ka, ne nuk jemi në gjendje t’i diktojmë se ato mbahen të kyçura nëpër kasaforta me njëqind çelësa. Për ne mjafton fakti që Athina harxhon miliona euro për pensionet falas që u jep himarjotëve, të cilët pranojnë të deklarohen se janë grekë. Kush mund të thotë se kjo bujari kaq e madhe, kjo gatishmëri për t’u dhënë pension himarjotëve “shqiptarë” 300 deri 500 euro në muaj, të pamotivuar me punën e tyre, ndoshta krerëve dhe më tepër, vjen nga shpirtgjerësia e tyre, nga dashuria për kombësinë, në qoftë se nuk ka interesa politike? Kush mund të pranojë se edhe në këtë krizë kaq të madhe financiare që e ka ngërthyer Greqinë, e cila detyrohet t’ua shkurtojë pagat grekëve në Greqi, vazhdon të derdhë eurot lumë në Himarë?

Për të realizuar ëndrrën e saj megalomane, Greqia ka një pengesë serioze. Krahina e Himarës nuk është si krahina e Dropullit dhe e Vurgut, fshatrat e të cilave janë njohur me akte ndërkombëtare se janë zona minoritare, por ato janë larg Ngushticës së Otrantit. Përkundrazi, krahina e Himarës deri sot është pranuar si historikisht si ligjërisht, ashtu dhe faktikisht si një krahinë shqiptare. Ajo është krahinë shqiptare, pavarësisht se në gjirin e saj ka banorë si V. Bollano, që flasin greqisht, por që greqishten e kanë jo gjuhë amtare, por gjuhë të dytë, pa përjashtuar mundësinë që ndonjëra familje ta ketë greqishten gjuhë amtare. Pra, Athinës i duhet fillimisht, ta mbushë Himarën me banorë që të pranojnë se janë me kombësi greke. Por kjo nuk mjafton. Athinës i duhet në të njëjtën kohë të përmbysë aktet kombëtare dhe ndërkombëtare që e njohin Himarën si krahinë shqiptare. Për t’ia aritur këtij synimi, Athinës i duhet ta detyrojë Tiranën të pranojë se Himara është krahinë minoritare greke.

Pikërisht këtu fillojnë pazarllëket që Athina përpiqet të zhvillojë me Tiranën. Vasil Bollano, kryetari i OMONIA-s deklaroi në mbrëmjen e 5 shtatorit, se është gati t’ia japë votën Partisë Demokratike, në rast se ajo pranon aleancën me OMONIA-n. Me fjalë të tjera, nëse pranon ta njohë Himarën zonë minoritare. Ta zëmë se, ndonëse nuk e besojmë, Partia Demokratike do të pranojë. Por edhe kjo nuk mjafton. Në rast se qeveria e ardhshme shqiptare denoncon aktin e qeverisë së mëparshme, Himara mbetet përsëri shqiptare. Kështu ndodhi për shembull me Konventën për ujërat territoriale në zonën e Korfuzit, të cilën vetë pala shqiptare që e kishte nënshkruar, e denoncoi. Që Himara të përcaktohet krahinë autonome duhet të pranohet edhe nga institucionet ndërkombëtare përkatëse. Pa këtë procedurë Himara do të mbetet deri në fund krahinë shqiptare. Si rrjedhim, aspirata e Athinës për ta kthyer Himarën në një krahinë autonome, e cila t’i shërbejë asaj që të dalë në gjiun e Otrantit, fluturon në erë. Siç shihet, kjo është një aventurë e gjatë. Veç kësaj, qoftë se realizohet, qoftë se nuk realizohet, do ketë dy pasoja të rënda. Nëse cilado qeveri e Tiranës do ta pranojë njohjen e Himarës shqiptare si një krahinë minoritare greke, ajo do të hyjë në histori, ashtu siç ka hyrë qeveria e Turhan pashës më 1914, si një qeveri që dhunon sovranitetin kombëtar dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Nëse pala shqiptare, cilado qoftë nuk do t’i nënshtrohet presionit të Athinës, atëherë marrëdhëniet shqiptaro-greke do të komprometohen seriozisht. Në të dyja rastet nuk është pra vrasja aksidentale e A. Gumës ajo që komprometon, sipas qarqeve të Athinës, marrëdhëniet shqiptaro-greke, por megalomania e saj për të shtënë në dorë një gjë që nuk i takon. Është pikërisht kjo që ka filluar të shqetësojë seriozisht opinionin publik shqiptar.

Ka dhe diçka tjetër. Është fjala për pensionet falas që qeveria greke u jep qytetarëve shqiptarë të krishterë (greqishtfolës dhe shqipfolës). Është një akt ligjërisht i pajustifikueshëm, politikisht i pamoralshëm. Pensionet falas që me aq bujari jep Athina, janë instrumente korrupsioni politik, afërsisht njësoj si financimet që organet e sigurimit të Athinës u japin agjentëve të tyre jashtë Greqisë. Ne e kuptojmë se shumë qytetarë himarjotë i pranojnë pensionet falas të Greqisë për shkak të varfërisë së tyre. Por, mendojmë se është turp për një shtet modern evropian të përfitojë nga varfëria e qytetarit të një shteti tjetër, për t’i prishur ndërgjegjjen kombëtare, për t’i kthyer ata me anë të euros në gregarë të saj. Nuk e dimë se si Athina e justifikon këtë sjellje të pandershme përballë shoqeve të saj të familjes evropiane. Nëse Athinës i vjen me të vërtetë keq për qytetarët shqiptarë greqishtfolës, le t’i ndihmojë, por ndihma duhet të shkojë ashtu si shkojnë të gjitha ndihmat e fondacioneve ndërkombëtare, nëpërmjet kanaleve të njohura zyrtarisht nga shteti shqiptar. Ne presim të paktën nga hirësia e tij ta dënojë këtë aksion të hapët korrupsioni.

 

A është Himara krahinë minoritare greke?

 Për të hipnotizuar opinionin publik shqiptar, agjentura greke përsërit ditë për ditë refrenin se Himara është një krahinë minoritare greke. A është në të vërtetë Himara trevë minoritare greke?

Në një punim të veçantë të titulluar “Himara dhe përkatësia etnike e himarjotëve. Bisedë me historianët grekë”, Tiranë 2005, ne kemi dokumentuar se Himara ka qenë vazhdimisht e banuar nga popullsi shqiptare. Kemi nënvizuar faktin se deri tani asnjë historian grek nuk ka sjellë dëshmi që të provojë se gjatë shekujve të kaluar banorët e Himarës e kanë quajtur veten e tyre grekë për nga kombësia. Përkundrazi, kemi sjellë dëshmi që provojnë përkatësinë shqiptare të himarjotëve. Autorët grekë janë mbështetur vetëm te greqishtja që përdorin disa himariotë. Por, edhe në këtë çështje ata nuk pajtohen midis tyre, mbasi nuk shohin një greqishte lokale, si në Dropull dhe në Vurg, por pika takimi me greqishten e vendeve të ndryshme greke, me të cilat himarjotët kanë patur kontakte. Kjo tregon se greqishten që flasin himarjotët e kanë mësuar jashtë Himarës, madje në vende të ndryshme të botës greke. Përkundrazi, ne kemi sjellë dëshmi dokumentare ku edhe banorët e Himarës, Dhërmiut dhe Palasës kanë nënshkruar gjatë shek. XV-XVIII si shqiptarë.

Për t’i rënë shkurt, ne këtu do të kujtojmë gjeneralin Spiro Milo, heroi i Revolucionit grek, të cilin Athina e konsideron si përfaqësuesin më të shquar të “helenizmit” himariot. Vetë Spiro Milo shkruan në kujtimet e veta, të redaktuara në pleqëri, pra kur adhurohej nga grekët si hero, se ai ka lindur në shkurt 1800 në Himarë, fshat i krahinës së Akrokeraunëve (Malet e Vetëtimës); se “Paraardhësit e tij që nga epoka e Gjergj Katriotit shërbenin si ushtarakë të mbretit të Napolit, në reparte të veçanta që herë cilësoheshin maqedone, herë cilësoheshin shqiptare” (pra, asnjëherë greke). Përsëri ai shkruan se: “Më 1810, gjyshi i gjeneralit Spiro Milo, Mihali, komandonte efektivin e shqiptarëve në Sicili me gradën e kolonelit”. Më 1818 kur ishte 18 vjeç ai aspironte të hynte në shërbim të ushtrisë së Napolit me qëllim që të mbetej, siç thotë vetë, qytetar i lirë për t’i shërbyer atdheut (Himarës). Por, aty u rekrutua nga Shoqëria e Miqve (Filiqi Eteria) dhe kaloi në Greqi ku mori pjesë si shumë shqiptarë, maqedonë, bullgarë, rumunë dhe serbë në Revolucionin Çlirimtar grek.

Nipi i tij, Spiro Spiromilo nuk pranoi më 1914 të merrte pjesë në Kongresin e minoritarëve grekë që u mbajt në Delvinë, sepse nuk e quante veten grek. Ne, thoshte ai, nuk jemi as grekë, as shqiptarë. Ne jemi himarjotë! Himarjotë që kemi jetuar tërë jetën në një krahinë autonome. Ne pra, duam të kemi Republikën tonë dhe kërkojmë mbrojtjen nga Greqia për arsye se jemi të krishterë. Ky ishte hapi i parë që bëri kapedani i tyre për t’u shkëputur nga Shqipëria, duke shpallur “Republikën e Himarës” dhe për t’u afruar me Greqinë jo si grek, por si himarjot. Por, orvatja e tij dështoi. Himara u përfshi në shtetin shqiptar, madje himarjotët hoqën dorë nga kërkesa e tyre për t’u vetëqeverisur.

Ka dhe më. Më 1935 kur u shtrua çështja  e hapjes së shkollave greke në fshatrat shqiptare të Shqipërisë dhe shkolla shqipe në fshatrat minoritare të Çamërisë, në Gjykatën e Lidhjes së Kombeve u paraqit lista e fshatrave të minoritetit grek në Shqipëri. Listën e fshatrave minoritare greke të Shqipërisë, e pranoi edhe pala greke. Veç kësaj, e pranoi edhe “Trupi i përhershëm i drejtësisë ndërkombëtare” (Com Permanente de Justice Internacionale) të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. Lista përmban këto fshatra:

Fshatrat që kanë shkollë greqishte: Derviçan, Goranxë, Vanist, Haskovë, Grapsh, Terihat, Safratikë, Goricë, Dhuvjan, Poliçan, Zervat, Çatistë, Hllomo, Skore, Sopik, Peshkëpi e Sipërme, Peshkëpi e Poshtme, Glinë, Vllahogoranxi, Kakai, Sotirë, Klishar, Pepel, Bularat, Budrisht, Jergucat, Llongo, Lluvinë, Kakogoranxi, Selo, Koshovic, Aliko, Jermë, Halo, Kolivi Shush, Dormish, Leshnica e Sipërme, Leshnica e Poshtme, Dhivër, Dhrovian, Kakodhiqi, Lefterohor, Finiq, Mavropol, Ahinjon, Theollog, Melçan, Shendre, Cerkovicë, Lazat, Kolcat, Kalive Pasha, Kuonuricë. Gjithsej 54 fshatra, me 29.929 banorë.

Fshatra pa shkolla greqishte: Radat, Vahine, Katund, Kere, Mavrojeri, Grazhdan, Hoderaga, Komasi, Memushbej, Perdhikari, Qenurie, Qesarat, Sminec, Grave, Vagalat, Metoq, Pali, Tremulli, Vremori, Cuka, Vremero, Kardhikaq, Sirakat, Brailat, Kostur, Mesopotam I Sipërm, Mesopotam i Poshtëm, Karol, Janicat, Llapsat, Krongji, Valohove, Ymerefendi, Harvasovë, Memataq, Krane, Rumanec, Shenkollë, Hoxhi. Gjithsej 39 fshatra, me 7.288 banorë.

 

 

Shqetësimi i myslimanëve

28
Jun
0 comments | 0 recommendations

Kreu i një proteste kundër ndalimit të bartjes së shamive në shkollat publike në Kosovë thotë se myslimanët e devotshëm mund t'i kthehen dhunës për të marrë atë që u takon, edhe pse islami nuk është diçka esenciale në jetën e shqiptarëve të Kosovës.

Më 18 qershor u mbajt një tubim në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ku rreth 5 mijë gra me shami në kokë, të mbështetura edhe nga burra me mjekra, protestuan kundër pengimit të disa vajzave që të shkojnë në shkollë të mbuluara. Kjo ishte një pamje e jashtëzakonshme në Kosovë, vendin 2-milionësh, ku 90 për qind janë myslimanë, por kryesisht kanë stil laik të jetesës. Drejtuesi i protestës, Halil Kastrati, është diplomuar në studimet islame në Damask dhe tash kryeson një shoqatë bamirësie të jetimeve në Prishtinë, për të cilën thotë se nuk merr fonde islamike. Ai vesh rroba normale perëndimore dhe thotë se admiron Perëndimin.

  "Ne do të përdorim të gjitha mjetet paqësore për të arritur qëllimin tonë, përveç nëse ata na shtyjnë për të vepruar në një mënyrë tjetër", thotë Kastrati, i cili ishte martuar me një grua të krishterë, e cila më vonë ishte konvertuar në islam. "Nëse nuk ka zgjidhje, ne mund të organizojmë protesta të dhunshme dhe madje edhe të bllokojmë rrugët," thotë Kastrati, 35 vjeç, për Reuters, në zyrën e tij të zbukuruar me flamujt e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe të NATO-s.

  Ministria e Arsimit e Kosovës, në fund të vitit të kaluar, ka ndaluar veshjet fetare në shkollat fillore dhe të mesme, duke nxitur debat të nxehtë në lidhje me liritë fetare në vend, dikur ish-provincë e Serbisë që ka shpallur pavarësinë e saj dy vjet më parë.

"Ky vendim është në përputhje me Kushtetutën e vendit," thotë ministri i Arsimit Enver Hoxhaj, duke iu referuar një klauzole që parashikon se Kosova "është një shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare".

Hoxhaj nënvizon: "Nëse ka qytetarë që mendojnë se vendimi ynë nuk është në përputhje me Kushtetutën, atëherë ata duhet t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe ne do të respektojmë vendimin e Gjykatës".

Derisa disa vende e kanë ndaluar mbulimin e kokës së vajzave në shkolla, analistët thonë se kjo në Kosovë është bërë për të siguruar respektimin e Kushtetutës laike në një vend i vogël e të brishtë dhe theksojnë se ajo u takon aspiratave perëndimore që t'i bashkohet përfundimisht BE-së dhe NATO-s.

 

Debati mbi identitetin

Jahja Drançolli, një profesor i fesë në Universitetin e Prishtinës, thotë se mbajtja e lejuar e shamisë do të dëmtojë identitetin e Kosovës, ku rreth 70 për qind e myslimanëve nuk praktikojnë fenë e tyre.

 "Ato mund të veshin uniformat apo rrobat që i përkasin fesë, në shtëpitë e tyre, por jo në shkolla apo universitete," thotë Drançolli. "Këta njerëz janë të keqpërdorur nga organizata të ndryshme dhe vende me interesa të dyshimta."

 "Bazuar në tolerancën fetare në Kosovë ..., unë nuk shoh se si kjo shoqëri do të kthehet në të dhunshme në të ardhmen," shtoi ai. Të pyetur për koment, Zyra e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Prishtinë tha se kjo është një çështje që u takon autoriteteve lokale.

 

Perandoria Otomane solli islamin në Ballkan

Shumica e shqiptarëve etnikë në Kosovë, si kudo në Ballkan, u kthyen në islam kur ishin nën sundimin e Perandorisë Otomane, e cila nxiti konvertimin, duke imponuar taksat e larta mbi jomyslimanët. Shumë prej tyre, megjithatë, vazhduan të praktikojnë krishterimin në shtëpi, duke u konsideruar si "katolik të fshehur".

 Sot, shumica e myslimanëve të Kosovës nuk e konsiderojnë fenë si pjesë jetike e identitetit të tyre. Por disa, si Adelina Berisha, një studente 19-vjeçare e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, në fakultetin e së cilës shamitë janë të lejuara, këmbëngul në paraqitjen fetare edhe në publik.

 "Ne jemi katër vajza në klasën tonë dhe kemi shami, por nuk kemi probleme me studentët e tjerë," thotë Berisha, veshja e gjatë e së cilës mbulon të gjitha pjesët e trupit, përveç fytyrës dhe duarve. "Por ne nuk jemi të lumtura, sepse motrat tona në shkollat fillore dhe të mesme nuk janë të lejuara."

 Në Shqipërinë fqinje, ku 70 për qind e qytetarëve janë myslimanë, bartja e shamive është e ndaluar edhe në shkollat fillore dhe të mesme, por të lejuara në universitete. Ato që duan të mbulohen, duhet të shkojnë në shkollat private.

 Në Bosnje, ku myslimanët boshnjakë përfaqësojnë grupin më të madh etnik, shamitë e kokës janë të lejuara edhe në shkolla, edhe universitete. Liria për të bartur atë veshje ka tërhequr shumë femra studente nga Turqia dhe vende të tjera për të studiuar në universitetet turke- të financuara në kryeqytetin e Bosnjës- Sarajevë.

 Autoritetet e Kosovës i lejuan Kishës Katolike Romane për të ndërtuar një katedrale të madhe në Prishtinë për 4 për qind të shqiptarëve të Kosovës, të cilët janë katolikë, për atë që analistët e quajtën një shenjë e mirënjohjes për Perëndimin, për dëbimin e forcave serbe nga Kosova dhe mbështetjen e pavarësisë së saj nga Serbia në vitin 2008.

 Myslimanët e Kosovës nuk e kundërshtojnë katedralen, por disa, të tillë si Kastrati, mendojnë se autoritetet duhet të lejojnë që edhe ata të ndërtojnë një xhami të madhe dhe një qendër islame në kryeqytet.

 Kosova deri më tash është njohur si shtet nga 69 vende, kryesisht të Evropës Perëndimore, Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete myslimane.

 

Komenti Nderkombetar

Marre nga Gazeta Ekspress

Lufta e Francës ndaj ferexheve

19
May
1 comments | 0 recommendations

Lufta e Francës ndaj ferexheve

 “The Economist”

 Për komentatorët amerikanë që kanë qejf të denoncojnë vetëkënaqësinë e Europës përballë Islamit që po përhapet gjithnjë e më shumë, Franca është një rast intrigues. Aty jeton komuniteti mysliman më i madh në Europë, rreth 5-6 milionë persona dhe në mënyrë të çuditshme pret që myslimanët të mësohen me mënyrën franceze të të jetuarit. Në vitin 1994, qeveria nisi të ashpërsonte tonin ndaj simboleve fetare, përfshi këtu edhe shaminë myslimane në shkollat shtetërore. Dhjetë vjet më pas ajo ndaloi të gjitha simbolet fetare, përfshi këtu edhe ferexhenën nga shkolla shtetërore dhe ato publike. Një tjetër masë po diskutohet: propozimi për ndalimin e veshje burka në vendet publike. Jean-François Copé, kreu i grupit parlamentar të partisë UMP, këtë javë paraqiti një projektligj që përcaktonte se “askush në vende publike nuk mund të mbajë një veshje që mbulon fytyrën”.

Do të bëhen pak përjashtime, tha ai, si për rastin e karnevaleve.

Në kohë të tjera, cdokush që do të refuzojë të zbatojë këtë masë do të gjobitet me 750 euro.

Ai shpreson që parlamenti të debatojë për këtë në fund të marsit, pas zgjedhjeve rajonale. Lëvizja e politikanit ambicioz është një nismë parlamentare dhe jo qeveritare. Ajo ka gjetur mbështetje të gjerë. President Nicolas Sarkozy tha se burka nuk ishte e mirëpritur në territorin francez. François Fillon, kryeministri, tha se e mbështeste nismën gjithashtu. Copé thotë se 220 deputetë e mbështesin atë. Kur zviceranët votuan në fund të vitit lidhur me masën për të ndaluar ndërtimin e minareve në xhami, Sarkozy u bëri thirrje besimtarëve në Francë të praktikonin besimin e tyre fetar me përulësi diskrete. Analistët liberalë e shohion këtë si mungesë tolerance.

Por, për francezët që kanë bërë luftra ndaj ndaj klericizmit autoritar, kjo rrjedh nga një dëshirë shekullare për të mbajtur fenë në sferën private të mendimit.

“Burqa nuk është symbol fetar, por një shenjë e përuljes së grave”, tha Sarkozi.

Për gjashtë muaj, janë zhvilluar seanca dëgjimore për burkën.

Një nga një, figurat muyslimane franceze  thanë se , ashtu sic pohpon edhe Dalil Boubakeur, kreu I xhamisë së Parisit, “as burka, aq niqab dhe asnjë lloj tjezër veshjeje e mbuluar nuk është një përshkrim fetar I islamit”.

Sic thotë Dounia Bouzar, një antropologe franceze, shumica e grave që e mbajnë këtë veshje janë të reja, 90 për qind janë nën 40 vjeç. Dy të tretat janë shtetase franceze, gjysma e tyre vijnë nga gjenberatat e emigranhtëve dhe vetëm një e katërta janë të konvertuara. Me fjalë të tjera, nuk është një fluks I grave që vijnë nga shtetet e Gjirit, por gra të reja franceze, nënat e të cilave nuk e mbulonin dikur fytyrën. Boubakeur dhe lidere të tjera myslimane franceze janë të qarta për origjinën: është një pushtim i salafizmit, një degë ultra-puritane e islamit radikal.

Këshilli francez I Besimit Mysliman, një organ zyrtar, I frikësohet faktit se një ndalim mund të stigmatizojë Islamin.

Disa besojnë se një ndalim I tillë  mund të jetë një vegël në duart e atyre që përhapin propagandën e vijës së ashpër.

Të tjerë shqetësohen se gratë që janë shpesh ndën presion për ta veshur atë mund të ndëshkohen në mënyrë të padrejtë. “Franca do të ishte vendi I vetëm në botë që do të udjhëzojë poilicët të ndalojnë në rrugë gratë që më shumë janë viktima sesa fajore,” shkruan Laurent Joffrin, kryeredaktor I gazetës “Libération”. Fillon tha këtë javë se ai donte që të miratphej një rezolöutë parlamentare ku të dënohej veshja  e burkës myslimane; kjo do të pasohet nga miratimi I ligjit, oor vetëm pasi të shqyrtohet përputhsmëria me të drejtën europiane dhe kushtetutën franceze.

Sipas ligjit të vitit 2004, burka është e ndaluar në shkollkat publike si dhe në kartat e identitetit. Që prej vitit të kaluar, veshjet  e tilla mund të ndalohen edhe gjatë protestave. Franca duket se do të bëhet objekt kritikash për ndalimin e veshjes myslimane. Ajo do të akuzohet për mungesë lirie dhe mungesë respekti për lirinë e shprehjes si dhe shtypjen e grave myslimane. Në një fjalim vitin e kaluar në Kajro, presidenti amerikan Barack Obama tha se ishgte shumë e rëndëisshme për vendet perëndimore të shmangnin ndalesat e praktikimit të fesë nga shtetasit, duke diktuar se cfarë rribash duhet të veshë një grua mylsimane, për shembull.” Megjithatë, të gjitha demokracitë liberale duhet të bëjnë compromise për të ruajtur balancën mes lirisë dhe sigurisë. Franca do të arsyetojë se kjo nuk është një fushatë kudnër islamit, por një përpjekjet për të mbroijtur vlerat e saj në një moment kur ato janë në provë më shumë se kuirrë më parë. Por, bota mund të mos e shohë në këtë optikë.

Fisnik Kruja: Pse u ankuam për islamofoben Bogdani

10
Feb
1 comments | 0 recommendations
image

TIRANE-Kryetari i Forumit Musliman të Shqipërisë, Fisnik Kruja konfirmoi mbrëmë për “Gazetën Shqiptare” autenticitetin e letrës së dërguar nga Partia Konsevatorë në Uells

Kruja saktësoi se letra dërguar konservatorëve ku shpreheshin shqetësimet për deklaratat “islamofobike” të Bogdanit, erdhi pasi kandidatja bëri disa komente gjatë një interviste në “Top Channel”. Zoti Kruja, pse vendosët t’i dërgonit një letër konservatorëve uellsianë për zonjën Bogdani? Reagimi erdhi pas transmetimit të emisionit “Deja Vu” në “Top Channel” ku në atë intervistë ishte e ftuar Mirela Bogdani. Gjatë kësaj interviste u shfaqën foto të disa vajzave me shami dhe Bogdani komentoi me terma cinikë dhe fyes për këto femra që sipas saj po jetonin një ndrydhje. Sipas saj, atyre femrave u imponohen shamitë dhe nuk i mbajnë ato me vullnet të lirë. Ajo u shpreh me antipati dhe në mënyrë të ekzagjeruar në lidhje me muslimanët në Europë që sipas saj nuk bëjnë përpjekje të integrohen në botën e zhvilluar. P.sh, ajo e konsideroi veriun e Londrës, si Londonistan. Ajo u shpreh se kur i shoh këto femra më bezdisin dhe ishte kritike ndaj këtij komuniteti të fesë islame. Ky ishte momenti që ju vendosët t’i shkruanit britanikëve... ? Ne patëm reagime të shumta nga muslimanë nga e gjitha bota, jo vetëm në Shqipëri të cilët kishin ndjekur intervistën. Na thanë të reagojmë ndaj këtij qëndrimi racist dhe islamofob. Shumica jonë vendosi që duhet të reagonim sepse edhe në Shqipëri muslimanët sulmohen për shkak të fesë. Ne jemi të vendosur të mbrojmë besimin tonë në bazë të gjitha konventave ndërkombëtare. Britania është emblema e Europës dhe jemi të kënaqur nga qëndrimi dinjitoz i Partisë Konservatore britanike dhe i falenderojmë ata. Opinioni duhet të ketë kujdes dhe duhet të mësojë se si duhet t’i trajtojë muslimanët nën shembullin e konservatorëve britanikë. Mendoj që politika duhet të sillet me mirë, është një kontrast i dukshëm më Britaninë.

Një provokim fetaro-diplomatik

01
Feb
1 comments | 0 recommendations
image

Reputacioni negativ nderkombetar i kishes artodokse serbe, si nje nga nxiteset kryesotre te fushave nacionaliste te .shtetit serb dhe të konflikteve të përgjakshme që përshkuan ish-Jugosllavinë në dekadën e fundit të shekullit të kaluar,

Reputacioni negativ nderkombetar i kishes artodokse serbe, si nje nga nxiteset kryesotre te fushave nacionaliste te .shtetit serb dhe të konflikteve të përgjakshme që përshkuan ish-Jugosllavinë në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, duket se po rikthehet për shkak të objektivave fetare dhe politike të patriarkut të ri të kësaj kishe, Irinej Dobrijeviç, i zgjedhur në postin më të lartë klerikal më 23 janar 2010. Në deklaratat dhe konferencat e tij të para të shtypit, ai po parashtron një platformë fetaro-politiko-diplomatike, e cila mund të shkaktojë konflikte dhe tensione të mëdha, jo vetën në Serbi, por edhe në Ballkan, dhe sidomos në marrëdhëniet e Serbisë me shtetet fqinj.

Patriarku shpalli se, përveç kurorëzimit kishtar që ai pati në Beograd, do të organizojë edhe një kurorëzim tjetër në kishën ortodokse në Pejë të Kosovës, në datën 25 prill 2010. Përveç kurorëzimit të dytë, ai do të thërrasë edhe Asamblenë e Kishës Ortodokse Serbe në Pejë të Kosovës, ku synon të mbledhë sa më shumë serbë nga të gjitha anët e Serbisë që të shkojnë të shohin "çfarë po ngjet në Kosovë". Irinej nuk njoftoi nëse ka ndër mend të bëjë ndonjë kurorëzim të tretë në Australi, meqë si patriark ai është njëkohësisht edhe kryepeshkop i kishës ortodokse serbe të Australisë, dhe as për ndonjë kurorëzim të katërt në Zelandën e Re, meqë është gjithashtu edhe kryepeshkop i kishës ortodokse serbe në Zelandën e Re.

Objektivi i tij kryesor është Kosova, dhe në Kosovë ai kërkon të sfidojë realitetin e shtetit të ri e të pavarur të Kosovës, të shpallur me aktin dhe vullnetin unanim të përfaqësuesve dhe të institucioneve më të larta demokratike të shtetit të Kosovës. Patriarku Irinej planifikon të ndërmarrë një kryqëzatë fetaro-diplomatike kundër Kosovës."Detyra jonë e parë si kishë do të jetë të shpëtojmë Kosovën tonë, të ndihmojmë shtetin tonë nga ata që duan të na e marrin Kosovën. Ne nuk duhet ta lejojmë pavarësinë e Kosovës. Ne duhet të jemi gati dhe ne duhet të dimë si të reagojmë. Toka e Kosovës është ujitur me gjakun martir serb dhe Kosova na takon neve". Këto janë deklaratat e tij luftarake, që qartësisht dëshmojnë se me çfarë fryme, qëllimi dhe objektivi politik e nacionalist ai po organizon kurorëzimin e tij të dytë. Nuk është i panjohur për faktorin ndërkombëtar ky ton dhe ky pathos fetaro-nacionalist me të cilin po kërkohet të mobilizohen, tre muaj përpara, opinioni fetar dhe publik si dhe forcat politike radikale serbe drejt Kosovës. Ka një ngjashmëri rrëqethëse me fjalimin famëkeq të ish- presidentit të Serbisë, kriminel ndërkombëtar lufte, Sllobodan Millosheviç, i cili më 28 qershor 1986, në Fushë të Kosovës shpalli manifestin e luftës të shovinizmit serbomadh, që hodhi gjithë Jugosllavinë në katër luftëra të përgjakshme, të ndërmarra nga shteti i Serbisë kundër popujve joserbë të federatës jugosllave. Atëherë kishim një president luftëshkaktues, që shpalli platformën e konflikteve ndëretnike, dhe i cili pati në krah të djathtë të tij jo vetëm bekimin e kishës ortodokse serbe, por edhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të hierarkëve të lartë të kësaj kishe në spastrimet etnike dhe genocidin kundër popujve joserbë, sidomos në Bosnjë dhe në Kosovë.

Tani që koha e luftërave ka perënduar, kur në gjithë Ballkanin, duke përfshirë edhe 7 shtetet që dolën nga ish-Jugosllavia janë vendosur qeveri demokratike dhe të gjithë kanë shpallur se duan të hyjnë në BE, del patriarku i ri i kishës ortodokse serbe dhe u bie tambureve të "luftës së shenjtë" kundër Kosovës.

Irinej Dobrijeviçi i ka vënë vetes detyrën që të ringjallë një fanatizëm të ri fetar në Serbi dhe në gjirin e popullit serb, dhe t'i nxisë ata drejt Kosovës. Nuk është e vështirë për të kuptuar se yshtja fetare për t'u ngritur dhe shpëtuar Kosovën, "Jerusalemin serb", nuk ka të bëjë as me fenë e as me kishën, por është një devizë e vjetër e stërkonsumuar e nacionalizmit serbomadh. Ajo paralajmëron një program luftënxitës të patriarkut dhe të kishës serbe, që duket kanë interes të krijojnë tensione dhe turbullira të reja në Ballkan, duke filluar nga Kosova.

Patriarku dhe kisha serbe e dinë fare mirë se tani Kosova është një shtet i ri i pavarur, i njohur nga G-7, nga 65 shtete të botës, dhe çdo pretendim, hap apo provokim, nën çdo etiketë që të bëhet, është jo vetëm kundër një populli të tërë, por dhe kundër një shteti sovran. Kaq flagrante është fushata e kurorëzimit të dytë në Kosovë që po ngre kryeprifti i ri i luftës, saqë edhe vetë u detyrua të deklarojë më 29 janar se, shpreson që "vëllezërit nga Kosova do ta kuptojnë se ky nuk është provokim". Por, nuk ka se si të merret ndryshe veçse si provokim, kur ai shpall se do të shkojë në një shtet tjetër për të organizuar seancë masive fetaro-politiko-nacionaliste kundër ekzistencës së atij shteti dhe të atij populli të Kosovës. Së pari, ai është i detyruar të kërkojë leje nga qeveria e Kosovës për të organizuar ceremonira dhe festa personale e fetare në territorin e një shteti tjetër. Së dyti, ai është i detyruar të respektojë kufijtë e frymës dhe karakterit fetar të misionit të tij pastoral dhe të kishës. Dy gjëra, të cilat ai shpall se nuk po i respekton qysh tani. Sepse, po të nisesh nga logjika se Kosova qenka e Serbisë, sepse atje ka kisha dhe manastire serbe, do të thotë se edhe kryemyftiu i Stambollit duhet të fronëzohet në Beograd, sepse Serbia ka qenë nën pushtimin osman, sepse kryeqyteti serb ka disa xhami shumë të vjetra, të cilat i përkasin kohës osmane dhe fesë së popullit turk. Po në këtë logjikë, edhe kryemyftiu shqiptar i Kosovës duhet të kurorëzohet në Nish, sepse edhe Nishi, bashkë me rrethinat, ka qenë dikur qytet shqiptar dhe me xhamia të shumta.

Patriarku Irinej po zhvillon politikë të keqe nacionaliste, të mbushur me dalldi dhe ethe fetare. Sepse, ai po i kundërvihet hapur popullit të Kosovës, duke e kërcënuar me organizimin e kryqëzatave "për të shpëtuar Kosovën tonë". Sepse, ai po i kundërvihet të drejtës së pajetërsueshme të popullit të Kosovës për të ushtruar sovranitetin e vet në shtetin e vet të lirë e të pavarur. Ai po i bën një shërbim shumë të keq popullit dhe shtetit serb, të cilët ende nuk janë shëruar plotësisht nga plagët e rënda që ua shkaktoi platforma nacionaliste e Millosheviçit, e tani dëgjojnë, pas 15 vjetësh, thirrje për kryqëzata të reja. Patriarku po bën politikë, sepse doli hapur kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe fuqive të mëdha, duke i sulmuar pse kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Ai bën politikë, sepse shpalli kërkesën, që përpara çdo hapi drejt bashkimit të mundshëm të Serbisë me Aleancën Atlantike duhet të organizohet referendum popullor, sepse dihet që kisha serbe është kundër NATO-s. Ai bën politikë, sepse iu kundërvu Bashkimit Europian, duke i kërkuar që të mos i vërë Serbisë kushtin e njohjes së Kosovës për hyrjen në BE.

Që në ditët e tij të para, patriarku acaron marrëdhëniet e Serbisë jo vetëm me Kosovën, por dhe me shtetet fqinj të Serbisë. Ai doli hapur kundër pavarësisë së shtetit të pavarur të Malit të Zi, duke deklaruar se ndarja nga Serbia ka qenë e pakuptimtë, sepse serbët dhe malazezët, sipas tij, janë një popull. Ai tha se ndarja është produkt i pak njerëzve të fuqishëm, duke bërë tërthorazi ftesë për rebelim në Mal të Zi kundër qeverisë dhe institucioneve që përfaqësojnë pavarësinë e shtetit. Patriarku sulmoi shtetin e Kroacisë, ku sipas tij po vazhdojnë vuajtjet dhe problemet shekullore të serbëve të Kroacisë. Kreu i kishës serbe injoroi kërkesat e kishave ortodokse kombëtare të Malit të Zi dhe të Maqedonisë për t'u njohur nga kisha serbe. Përkundrazi, ai u bëri thirrje "vëllezërve maqedonas, se i kanë dyert e hapura të kishës serbe".

Dhe, për të mos lënë asnjë pikë dyshimi për programin nacionalist dhe fondamentalist fetar, patriarku i ri ndërmori një seri sulmesh provokuese kundër doktrinës islamike, duke provokuar qëllimisht besimtarët myslimanë në Serbi. Në datën 28 janar, Komuniteti Islamik i Serbisë i dërgoi një letër proteste patriarkut të ri për deklaratat fyese në adresë të filozofisë islamike. "Është e pabesueshme që patriarku i ri i sapozgjedhur e filloi misionin e tij me deklarata të paskrupullta mbi Islamin. Është tërësisht e qartë se këto deklarata bëjnë thirrje për genocid, sepse për patriarkun, myslimanët janë të pranueshëm vetëm kur janë pakicë dhe kokulur", -thuhet në protestën e Komunitetit Islamik të Serbisë, anëtarët e të cilit janë shtetas serbë. Dhe, nëse shtetasit serbë të një besimi tjetër nga ai i Irinejit ndjehen të kërcënuar nga fryma e një genocidi që po nxitet drejt tyre, çfarë mund të mendohet tjetër se kërkon patriarku për Kosovën, drejt së cilës po ngre furtuna nacionaliste serbe?Portreti i prijësit fetar të kryqëzatave të ardhshme që po i kultivon vetes kreu i ri i kishës ortodokse serbe, konfirmon të vërtetën e zgjedhjes së tij nga grupi i radikalëve të kishës serbe, si peshkopët ultranacionalistë të serbëve të Bosnjës, Vasilije, dhe të serbëve të Malit të Zi, Amfilohije, dhe sinjalizon rolin e ri agresiv politik që kisha po kërkon të luajë në Serbi.

Këto janë zhvillime negative, jo vetëm brenda shoqërisë dhe shtetit serb, por edhe paralajmërime të qarta të tensioneve të rrezikshme që mund të krijohen në Ballkan, nëse personalitete, tendenca dhe programe të histerisë fetaro-diplomatike nuk vihen nën kontroll, qoftë nga shteti serb, qoftë nga faktori ndërkombëtar.

PETRIT HALITI

 

Author info
image Anila Basha ---- Gazetare----- -----------------Experienca----------------------- Maj 2007 Gazeta Shqiptare (Drejtore) ------------------------------------------------------------ Shtator 2006-Maj2007 Gazeta Shqiptare (Zv.kryeredaktore dhe redaktore e Politikes) ----------------------------------------------------------------- Shtator 2005–2006 Gazeta Panorama (Zv.kryeredaktore, redaktore e politikes). ---------------------------------------------------------------- 2004-2005 Ministria e Drejtesise (Keshilltare dhe zedhenese e Ministrit per median) Marredheniet me gazetaret. Krijimi i Zyres se Marredhenieve me Publikun per here te pare ne ministri. ------------------------------------------------------------------ 2003-2004 Gazeta Shqiptare (Redaktore e Politikes) Menaxhim i gazetareve ne sektorin politik, intervista me personalitete. ------------------------------------------------------------------- 2003 INSTAT (Zedhenese dhe keshilltare per median). Marredheniet me gazetaret.Krijimi i Zyres se Marredhenieve me Publikun per here te pare ne INSTAT. -------------------------------------------------------------------- 1997-2003 Gazeta Koha Jone. (Gazetare e Politikes), (Shefe e Politikes), (Zv,kryeredaktore), Televizionin “Koha”, (Zv.kryeredaktore ne TV Koha), Drejtuese e emisionit “Ftese ne Studio” dhe “Ngjarja e javes ne 15 minuta” -------------------------------------------------------------------- 1996-1997 “Dita Informacion” (Gazetare e Politikes) Gazetare sociale dhe e firmave piramidale. ------------------------------------------------------------------- 1996 “Intervista” Intervista te ndryshme, politike, sociale e kulturore --------------------------------------------------------------------- ------------------------Edukimi------------------------------- 1999-1995 Fakulteti Gjuhe-Letersi, dega Gazetari, Universiteti i Tiranes Tema e Diplomes: Shtypi i shkruar shqiptar gjate viteve 1997-1998 (sfidat dhe veshtiresite) Udheheqes: Mentor Nazarko Oponent: Teodor Keko -------------------------------------------------------------------- 2001- 2003 Universiteti i Tiranes, Rektorati, Master ne Studimet Evropiane Tema e Masterit: Media shqiptare drejt Bashkimit Evropian Udheheqes: Artan Fuga Oponent: Teuta Starova --------------------------------------------------------------------- 1995-1991 Shkolla e Mesme e Pergjithshme “18 Tetori” Lushnje --------------------------------------------------------------------- ----------------------Kualifikimi---------------------------- Trajnim per Intervisten (Instituti Shqiptar I Medias) BACEE: Trajnim ne Londer per sfidat e Ballkanit pas integrimit ne BE CECO: Sfidat e integrimit te vendeve te ballkanit ne Bashkimin Evropian, Madrid, Spanje Seminare dhe konferenca organizuar nga International Press Institute Si te perdorim satiren ne gazete dhe television, Zagreb, BACEE Organizata Boterore e Tregtise, sfidat dhe funksionimi, Zvicer --------------------------------------------------------------------- Vendlindja: Lushnje Ditelindja: 25.12.1976 Email: anilabasha@yahoo.com Adresa: Gazeta Shqiptare, ish uzina e Autotraktoreve, Tirane, Shqiperi Mob: 00355682059476