Statuti
STATUTI
I
ORGANIZATES JO FTIMPRURESE
“FORUMI SHQIPTAR PER ALEANCE TE QYTETERIMEVE”
Në vijim te nismës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të krijuar brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara një lëvizje për Aleancën e qytetërimeve, krijohet në Tiranë “Forumi Shqiptar për Aleancë të Qyteterimeve”.
Themeluesit e Forumit synojnë të ofrojnë kontributin e tyre për një konsensus të gjerë ndërmjet komuniteteve të përkatësive etnike e kombëtare, të kulturave dhe besimeve fetare të ndryshme, për të siguruar një veprim të bashkuar të mbarë shoqërisë në emër të zhvillimit, të sigurisë, të begatisë ekonomike dhe mbrojtjes e përmiresimit të ambientit natyror e shoqëror, ku zhvillohet ekzistenca e përbashkët.
Forumi do të ndihmojë për ndërtimin e një vullneti politik kolektiv për të tejkaluar paragjykimet, perceptimet e gabuara si dhe çdo lloj polarizimi që i bie ndesh këtij konsensusi.
Në veprimtarinë e tij, Forumi do të reflektojë vullnetin e shumicës së njerëzve për të kundërshtuar ekstremizmin në cilëndo formë qoftë ai shfaqur në shoqëri.
Forumi krijohet në përputhje me ligjin për Organizatat Jo Fitimprurëse, Nr. 8788, datë 07/05/2001.
NENI 1
EMERTIMI
Emërtimi i plotë organizatës jofitimprurëse është “FORUMI SHQIPTAR PER ALEANCE TE QYTETERIMEVE” shkurtimisht do të emërtohet “AFALC”, dhe në versionin anglisht “The Albanian Forum for the Aleance of the Civilisations”,
Në vazhdim do të përmendet si “AFALC”.
NENI 2
THEMELIMI
“AFALC” themelohet nga persona fizikë.
Anëtarët themelues të “FORUMI SHQIPTAR PER ALEANCE TE QYTETERIMEVE”, janë personat fizikë si më poshtë vijon:
- Besnik Mustafaj, i biri Bajramit, datelindja , adresa Rr. Ded Gjo Luli P.5 shk3/36 Tirane madhor me zotesi te plote juridike per te vepruar, mbajtes i dokumentit te identifikimit Nr D0000142
- Halil Hyseni , i biri Xhelilit, datelindja 05/04/1963, adresa Njesia Adm. Nr.5, Selite e Vogel, Tirane,madhor me zotesi te plote juridike per te vepruar, mbajtes i dokumentit te identifikimit me Nr. 13/3, leshuar nga Njesia adm. Nr.5. Tirane
- Ilda Zhulali, e bija e Safetit e datelindjes 19.12.1977, lindur ne Diber dhe banuese ne Tirane, madhore me zotesi te plote juridike per te vepruar, mbajtese e pasaportes Nr. D 0000211.
- Marko Bello i biri i Naumit, datelindja 12.09.1961, madhor me zotesi te plote juridike per te vepruar,mbajtes i dokumentit te identifikimit Nr.D 0000814
- Llesh Kola, i biri i Zefit i datelindjes 27.02.1960, madhor me zotesi te plote juridike per te vepruar, mbajtes i dokumentit te identifikimit Nr.
- Ilir Neza i biri i Muhametit i datelindjes 15.12.1972, madhor me zotesi te plote juridike per te vepruar, mbajtes i dokumentit te identifikimit Nr. D0001232
NENI 3
FORMA E ORGANIZIMIT
Forumi krijohet si Organizatë Jofitimprurëse pa anëtarësi.
Forumi operon në formën e Qendrës dhe si e tillë konform parimit me anëtarësi të mbyllur.
NENI 4
BAZA LIGJORE
AFALC themelohet mbështetur në legjislacionin shqiptar.
AFALC është person juridik shqiptar.
AFALC ushtron aktivitetin e tij në përputhje me legjislacionin Shqiptar në fuqi: ligji 8788, datë 07/05/2001 “Për Organizatat jofitimprurëse”, ligji 8789, datë 07/05/2001 “Për regjistrimin e organizatave jo fitimprurëse”, neni 39 – 53/1 i Kodit Civil, si dhe në bazë të statutit të vet që reflekton qëllimet dhe programet e themeluesve të saj.
NENI 5
STATUSI LIGJOR
“FORUMI SHQIPTAR PER ALEANCE TE QYTETERIMEVE” është Qender. Eshte organizate jo Fitimprurëse, krijuar me vullnet te lire te themeluesve të saj. Në zhvillimin e aktivitetit të saj, “AFALC” do të bazohet në dispozitat ligjore në fuqi dhe të sipërpërmendura për organizatat jofitimprurëse pa anëtarësi. AFALC gëzon liri dhe autonomi veprimi në përputhje me statutin, me aktin e themelimit dhe programin e vet.
NENI 6
EMRI, VULA DHE STEMA
Qendra ka emrin, vulën dhe stemën e saj, të cilat do të shoqërojnë të gjithë dokumentacionin dhe publikimet e saj.
Emri i Organizates është “FORUMI SHQIPTAR PER ALEANCE TE QYTETERIMEVE” ne formen e shkurtuar “AFALC”.
Stema e Organizates paraqet nje pjese Globi te vendosur ne nje romb blu i cili eshte mbivendosur ne nje drejtkendesh te verdhe ku shkruhet AFALC mbi to shkruhet Albanian Forum for Aleance of Civilisations.
Vula, në të do të vendoset emri dhe simboli i Federates.
NENI 7
QENDRA DHE TERRITORI I VEPRIMTARISE
Selia e “FORUMI SHQIPTAR PER ALEANCE TE QYTETERIMEVE” është në adresen: Bulevardi “Zogu i I-rë”, pallati 12 katësh, pranë Godinës së gazetës “Zëri i Popullit”, Tiranë.
Veprimtaria e AFALC do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
AFALC shprehet e interesuar të krijojë degë të saja si edhe të bashkëpunojë me organizata të tjera që kanë objekt të ngjashëm veprimtarie jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera.
“FORUMI SHQIPTAR PER ALEANCE TE QYTETERIMEVE” shpreh interesin e vet të zgjerojë hapësirat e veprimtarisë dhe të vendosë lidhje dhe bashkepunim me organizata europiane e më gjerë, që mbrojnë dhe promovojnë interesat e larta të Aleancës mes Qyteterimeve.
NENI 8
QELLIMI DHE OBJEKTI
FORUMI SHQIPTAR PER ALEANCE TE QYTETERIMEVE, “AFALC” është organizatë jofitimprurëse, Qendër, e krijuar me qëllim përhapjen dhe promovimin e ideve që forcojnë konsensusin e gjerë të të gjitha komuniteteve me përkatësi fetare apo etnike të ndryshme, nisur nga parimi se këto komunitete janë të ndërvarura në përpjekjen e tyre për zhvillim, siguri e prosperitet ekonomik. Për këtë qëllim, “AFALC” do ta bashkërendojë punën me organizata te tjera jofitimprurëse si dhe fitimprurëse që udhehiqen nga të njëjtat parime dhe kanë objektiva të ngjashme. Pjesë themelore e qëllimit të “AFALC” do të jetë evidentimi i trashëgimisë shqiptare, bashkëjetuar harmonishëm mes komuniteteve të ndryshme fetare si dhe identifikimi me përparësi dhe paraqitja para publikut të problemeve që mbart konteksti global i marrëdhënieve mes botës islame dhe asaj perëndimore. Është me vend të mendohet se shoqëria shqiptare nuk është gjenetikisht e imunizuar ndaj këtyre problemeve.
“AFALC” synon promovim të parimeve, që ajo mbron, para opinionit publik si dhe para institucioneve shqiptare, atyre perëndimore dhe donatorëve të huaj.
AFALC funksionon dhe operon në suazën e “Aleancës së Qytetërimeve”, lançuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në nëntor 2006.
AFALC, rradhitur përkrah nismave të tjera të ngjashme në botë, i përgjigjet konsensusit të gjerë ndërmjet kombeve, kulturave dhe besimeve fetare se të gjitha shoqëritë janë të ndërvarura në përpjekjen e tyre për zhvillim, siguri, dhe begati. AFALC synon të bëhet një qendër rajonale, me qëllim gjenerimin e një vullneti politik kolektiv për t’u mobilizuar në veprime të përbashkëta, në nivel institucional dhe shoqëror, për të tejkaluar paragjykimet, perceptimet e gabuara dhe polarizimin që kundërshton këtë konsensus.
Njohja me kulturën, artin, traditat, besimin si edhe vlerat e tjera që formojnë individualitetet e komuniteteve, kombeve, kombësive, qytetërimeve do të jetë objekt pune i AFALC. Angazhimi në favor të ruajtjes e zhvillimit të tyre do të jetë në paralele me gjetjen dhe promovimin e vlerave të përbashkëta dhe interesin e njëjtë.
AFALC do të kontribuojë në ngjizjen e një lëvizjeje shqiptare, rajonale dhe europiane, e cila reflekton vullnetin e shumicës së njerëzve për të kundërshtuar ekstremizmin në shoqëri.
AFALC ka si objekt të veprimtarisë së vet mendim-bërjen dhe politik-bërjen nëpërmjet:
- Prodhimit të skenarëve të përshtatshëm dhe hartimit të politikave për dialog ndërfetar dhe ndërkulturor.
- Ndërtimit/bashkimit/formalizimit të grupeve të interesit brenda dhe jashtë vendit, që synojnë respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në nivel mbifetar, mbikulturor dhe ndëretnik si dhe në mbështetje të laicitetit.
- Ekspozimit të stereotipeve dhe kontradiktave që ekzistojnë në debatin mes botës islamike dhe asaj perëndimore.
- Ndërtimit të kornizave për një bashkëjetësë të suksesshme alternative, politikisht e dëshirueshme dhe praktikisht e realizueshme, duke u bazuar në modelin shqiptar.
- Mbledhjes së drejtuesve të lartë shtetërorë, të ekspertëve, të shoqërisë civile nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, me qëllim ndërtimin e strategjive dhe planeve zbatuese për kapërcimin e paragjykimeve dhe ndryshimin e perceptimit aty ku ai shfaqet i gabuar.
- Nxitjes së zhvillimit të një brezi të ri udhëheqësish me formim kulturor, aftësi komunikuese dhe lidhje të shëndosha ndërkombëtare, të cilët do të veprojnë për një shoqëri të informuar mirë, të qetë dhe të drejtë.
- Vendosjes së partneritetit me organizata të tjera të ngjashme në rajon dhe në botë, si dhe me institucione prestigjioze edukative për përgatitjen e programeve edukuese për të rinjtë, të cilët shërbejnë si katalizatorë për ndryshimin shoqëror.
- Lehtësim/Ndërmjetësim i dialogut “Euro-islamik” në rajon dhe Europë.
- Afrimit të përfaqësuesve të ndryshëm të komuniteteve fetare, sipas modelit shqiptar.
Motoja e kësaj qendre do të jetë “Mirëkuptim nëpërmjet dialogut”.
“FORUMI SHQIPTAR PER ALEANCE TE QYTETERIMEVE” do të pasqyrojë veprimtarinë e tij nëpërmjet botimit të periodikut “Tryeza”, duke paraqitur aty rezultatet e arritura në formën e informacionit, të analizës, dhe duke promovuar ngjarje të suksesshme si përvojë dhe shembuj për t’u ndjekur.
Komplementare me revisten per realizimin e objektivave te veta AFALC do të përgatise dhe prezantoje edhe materiale të tjera informuese të rrjedhura prej analizave dhe sondazheve të realizuara nga të tjerë në përputhje me qëllimet e veta. AFALC do të prodhojë si edhe do të angazhohet në hartimin, pregatitjen për shtyp, botimin e shpërndarjen e librave, hartave, broshurave, buletineve, kasetave, videokasetave, incizimeve të ndryshme, materialeve informative etj. në shqip apo gjuhë të huaj, me përmbajtje diverse kulturore, artistike, arsimore e edukative.
AFALC do të angazhohet dhe do të sipërmarrë mbrojtje në media si edhe përpara institucionesh administrative dhe gjyqësore në Shqipëri dhe jashtë saj për çështje kolektive apo dhe të rasteve individuale të cënimit të të drejtave dhe lirive për jetesë dhe mjedis të harmonishme midis pjestarëve të komuniteteve dhe besimeve të ndryshme.
AFALC do të organizojë dhe bashkësponsorizojë aktivitete që i përgjigjen qëllimit të përgjithshëm të shprehur më lart. Takimet, konferencat, seminaret e ekspozitat e përbashkëta, zhvillimi i festivaleve, konkurseve, koncerteve si dhe produkteve në formatin CD, DVD, filma dokumentarë, ekspozita fotografike, albume dhe emisione radiofonike, ku AFALC do te jete organizator ose bashkorganizator, do t’i sherbejne njohjes së ndërsjellte, vlerësimit dhe harmonisë midis qyteterimeve dhe besimeve të ndryshme.
Për realizimin e këtij qëllimi, në bashkëpunim me donatorët, AFALC do të angazhojë aktorë me peshë të skenës politike, të shoqërisë civile, të grupeve të interesit, të botës akademike, të komuniteteve fetare dhe medias nga vendi dhe bota.
Funksionimi i rregullt i “FORUMIT SHQIPTAR PER ALEANCE TE QYTETERIMEVE” do të arrihet nëpërmjet krijimit brenda vendit të një strukture logjistike aktive si edhe vendosjes së bashkëpunimit me organizata simotra, duke u bërë pjesë e angazhimit global për Aleancë mes Qyteterimeve. Rritja e ndërveprimit dhe shkëmbimi i ndërsjelltë i programeve, përvojës dhe cilësive operacionale do të rrisë profesionalizmin në trajtimin e objektit të punës së AFALC.
Struktura fleksibël e AFALC do të ruajë, nxisë dhe vlerësojë profilet dhe identitetet e themeluesve të saj, ajo do të mbeshtesë gjithashtu prioritetet dhe programet e ofruara nga organizata të së njëjtës fushë veprimi, kur i gjen të vlefshme për realitetin, ku ajo operon.
Fuqizimi ekonomik nepermjet bashkimit te mundesive financiare e administrative ne projekte te perbashketa me organizata te se njejtes fushe do te rrise mundesine per te vepruar me projekte qe e kapercejne mundesine e nje organizate veçmas.
Objekt i rëndësishëm i punës së AFALC do të jetë forcimi i pareshtur i harmonisë dhe bashkëveprimit tradicional midis maxhorancës dhe minorancave etnike apo kulturore ne Shqipëri. Emancipimi arsimor dhe kulturor i romëve ze këtu një vend parësor.
NENI 9
NDALIMI I SHPERNDARJES SE FITIMEVE
AFALC pasuritë e veta i përdor vetëm në përputhje me qëllimin dhe objektivat e përcaktuara nga ky statut.
AFALC është organizatë jofitimprurëse së cilës i ndalohet shpërndarja e përfitimit financiar nga të ardhurat e saj anëtarëve të bordit të drejtorëve, drejtorit ekzekutiv, presidentit apo themeluesve të saj.
Midis AFALC dhe çdonjërit prej anëtareve të bordit të drejtorëve, të drejtorit ekzekutiv, presidentit apo themeluesve të saj mund të lidhen marrëveshje financiare vetëm nëse gjykohet e leverdisshme për organizatën dhe me vendim të bordit të drejtorëve.
Për punën dhe shpenzimet e kryera në interes e me porosi të AFALC përcaktohen nga bordi i drejtorëve paga, shpërblime apo kompensime të tjera.
AFALC, në përputhje me planin e vet të punës dhe buxhetin, mund të jetë donatore/ bashkëdonatore në projekte të miratuara prej bordit drejtues.
NENI 10
KOHEZGJATJA
AFALC do të ushtrojë veprimtarinë e vet për një periudhë kohe të pacaktuar. Afat kohor i ndryshëm nga sa më sipër mund të vendoset vetëm me vendim të bordit të drejtorëve.
NENI 11
ORGANET DREJTUESE, KOMPETENCAT E TYRE
Organet drejtuese të “FORUMI SHQIPTAR PER ALEANCE TE QYTETERIMEVE” janë:
1- Presidenti
2- Bordi i Drejtorëve
3- Drejtori Ekzekutiv
Organi më i lartë vendimarrës i Qendrës “FORUMI SHQIPTAR PER ALEANCE TE QYTETERIMEVE” është Bordi i Drejtorëve.
Bordi i Drejtorëve mblidhet jo më pak se një herë në tre muaj.
Bordi i Drejtorëve ka këto kompetenca:
· Zgjedh Presidentin.
· Zgjedh Drejtorin Ekzekutiv
· Miraton programet vjetore të punës, si dhe projektet e reja që mund të përgatiten ndërkohë në AFALC.
· Miraton Buxhetin vjetor dhe çdo ndryshim tjetër në buxhet.
· Vlerëson raportin narrativ dhe financiar vjetor mbi aktivitetin e kryer.
· Vendos për ndryshime në statut dhe për shpërndarjen e Qendrës.
· Shqyrton ankesat e mundshme.
· Emëron Komisionin e Likuidimit në rastin e shpërndarjes së AFALC dhe përcakton destinimin e pasurisë.
· Përgjigjet për drejtimin dhe funksionimin e AFALC.
· Administron pasurinë e organizatës në përputhje me statutin.
· Vendos për perdorimin e mjeteve financiare.
· Inicon, miraton dhe ndjek zbatimin e programeve dhe projekteve si dhe kontribuon në realizimin efektiv të tyre.
· Miraton planet dhe programet afatshkurtera të AFALC.
· Përgatit strategjinë e punës, percakton prioritetet dhe harton planin vjetor të buxhetit.
Veprimtarinë e perditshme te organizatës e mbikqyr Bordi i Drejtorëve. Ai ështe organ kolegjial dhe përbëhet domosdoshmërisht nga Drejtori Ekzekutiv, dhe jo më pak se dy antarë të tjerë. Bordi i Drejtorëve i merr vendimet me konsensus ose me votim. Shumica e thjeshtë mjafton për marrjen e vendimit. Votimi kryhet i hapur. Në rast ndarje të barabartë votash pro dhe kundër, vota e Drejtorit Ekzekutiv ka vlera për dy.
Drejtori Ekzekutiv zgjidhet me një mandat tre vjeçar.
“FORUMI SHQIPTAR PER ALEANCE TE QYTETERIMEVE” drejtohet nga Presidenti, mandati i të cilit është tri vjet me të drejtë rizgjedhjeje.
Presidenti ka këto kompetenca:
· Drejton veprimtarinë e organizatës.
· Përfaqëson organizatën ne marrëdhenie me të tretët.
· Miraton dhe nënshkruan të gjitha aktet që dalin në emër të organizatës.
· Drejton Mbledhjen e bordit të drejtorëve.
· Delegon kompetenca të tija te Drejtori Ekzekutiv.
· Koordinon veprimtarinë midis antarëve themelues.
· Punëson stafin e nevojshëm për realizimin e projekteve të miratuara.
Drejtori Ekzekutiv ka këto kopetenca:
· Drejton veprimtarine e përditshme te AFALC.
· Me autorizim te Presidentit ose të bordit të drejtorëve përfaqëson organizatën në marrëdhenie me të tretët.
· Firmos për veprimet financiare që do të bëhen në interes te aktivitetit te AFALC.
Sekretari i organizatës ka këto kopetenca:
- mban vulen e AFALC.
- Mban proces-verbalin në mbledhjet e bordit të drejtorëve.
NENI 12
ORGANET E PARA DREJTUESE,
ZGJEDHJA DHE NDRYSHIMI I TYRE
Në mbledhjen themeluese u zgjodh:
Presidenti i Forumit per Aleancë të Qyteterimeve. Eshtë Z. Besnik Mustafaj, mandati i tij eshte tre vjet me te drejte rizgjedhjeje.
Bordi Drejtues, në përberje të tij janë:
1- Halil Hyseni Drejtor Ekzekutiv
2- Ilda Zhulali Antar
3- Ilir Neza Antar
Mandati i tyre eshte tre vjet me te drejte rizgjedhjeje.
NENI 13
VENDIM-MARRJA DHE KORDINIMI I PUNES
Koordinimin e veprimtarise se AFALC e realizojne organet drejtuese te saj në përputhje me kompetencat e paracaktuara në këtë statut. Ne veprimtarine e AFALC gjejne zbatim Statuti i saj si dhe vendimet e Bordit të Drejtorëve si dhe Urdhërat dhe Udhëzimet e Presidentit.
Vendimet ne Bordin e Drejtorëve merren me votim te anëtareve te pranishem.
Antaret Bordit të Drejtorëve mund t’ua delegojne te drejten e perfaqesimit te tyre personave te tjere fizike, te pajisur me prokurë.
Vlefshmeria e vendimeve eshte percaktuar ne kete statut.
Vendimet ne Bordit e Drejtorëve merren me shumice te thjeshte.
Presidenti, per vendimet e marra prej tij, informon Bordin e Drejtorëve në mbledhjen më të parë.
NENI 14
BURIMET E FINANCIMIT
Financimi i aktivitetit te organizates behet nepermjet:
a) pasurive te AFALC
Burim i pasurive te AFALC jane:
- Veprimtaria ekonomike e organizates me shërbime për të tretë.
- Shfrytezimi i pasurive te AFALC.
b) donacione te ofruara, te tilla jane:
- Fonde, grante, donacione te ofruara në mënyrë transparente nga subjekte private vendase dhe te huaja.
- Donacione dhe projekte te ofruara nga qeverisjet lokale apo qendrore shqiptare.
- Donacione dhe projekte te ofruara nga qeverisjet lokale apo qendrore te huaja, te cilat jane konform legjislacionit ne fuqi.
- Donacione dhe projekte të propozuara nga organizata joqeveritare, homologe të huaja, të cilat pranohen nga legjislacioni shqiptar në fuqi.
NENI 15
ADMINISTRIMI I PASURIVE
AFALC pasurite e veta i përdor vetëm në përputhje me Qëllimin dhe Objektivat e përcaktuara nga ky statut.
Mbledhja e bordit të drejtorëve është organi kompetent për miratimin e buxhetit dhe drejtimet kryesore ku investohet AFALC.
Drejtori Ekzekutiv përgjigjet për menaxhimin e burimeve financiare dhe administrimin e tyre në përputhje me vendimet e marra nga mbledhja e bordit të drejtorëve apo Presidenti i AFALC.
Në koordinim me donatoret, Drejtori Ekzekutiv përcakton vlerën e pagesave për punën e Drejtuesve të projekteve, të koordinatorëve dhe aktivistëve.
Pagat, rimbursimet, shpenzimet për stafin e AFALC si dhe shpërblimet e mundshme i përcakton Bordi i Drejtorëve.
Veprimtaria financiare e AFALC realizohet kryesisht nepermjet sistemit bankar.
NENI 16
NDRYSHIMET NE STATUT
Ndryshimet ne statut mund te inicohen nga Presidenti ose Bordi i Drejtorëve.
Ndryshime ne statutin e organizatës behen vetem nga Mbledhja e Bordit të Drejtorëve. Ne mbledhje duhet te marrin pjese jo me pak se dy te tretat e antareve te Bordit të Drejtorëve.
Ndryshimet ne statut behen me votimin pro te jo me pak se dy te tretave te pjesmarresve ne mbledhje.
NENI 17
TE DREJTAT DHE DETYRAT E ANTAREVE TE BORDIT TE DREJTOREVE
Antare te Bordit të Drejtorëve jane themeluesit e saj si dhe çdo person tjeter fizik dhe juridik i pranuar me shummice të kualifikuar nga Bordi I Drejtorëve.
Personat juridike, antare te Bordit të Drejtorëve, i delegojne te drejten e perfaqsimit perfaqesuesve te tyre ligjore, Drejtorit Ekzekutiv / Presidentit te AFALC ose personave te tjere fizike te pajisur me prokure te posaçme te noteruar.
Antari i Bordit të Drejtorëve ka te drejte:
- Te marre pjese me te drejta te barabarta ne Mbledhjen e Bordit të Drejtorëve.
- Te beje propozime, te loboje, te votoje dhe te votohet.
- Te njihet me çdo vendim te marre nga organet drejtuese te organizatës.
- Te kundershtoje ne gjykatat kompetente vendimet qe ai vlerëson se bien ne kundershtim me kete statut si dhe me legjislacionin perkates shqiptar.
Antari i AFALC ka per detyre:
- Te zbatoje Statutin dhe vendimet e organeve drejtuese te organizatës
- Te kontribuoje per realizimin e qellimeve dhe objektivave AFALC.
- Te kontribuoje per realizimin me sukses te veprimtarive si dhe te zbatoje detyrat e vendosura ndaj tij nga organet drejtuese të AFALC.
NENI 18
Antarë të Bordit të Drejtorëve mund të jenë persona fizikë dhe juridike vendas dhe të huaj, pavarësisht përkatësisë së tyre nacionale, fetare, gjinore, politike etj.
Antarë të Bordit të Drejtorëve mund të jenë antarët themelues si edhe çdo person tjeter fizik dhe juridik i pranuar nga Bordit i Drejtorëve.
Pranimi i antarit të ri bëhet në Bordit të Drejtorëve të organizatës. Kërkesa për t’u pranuar në Bordin e Drejtorëve duhet të ketë formë shkresore dhe i paraqitet Presidentit ose Bordit Drejtues. Ata janë të detyruar të parashtrojnë kërkesën në Mbledhjen më të afërt të Bordit të Drejtorëve.
Antari i pranuar regijstrohet në Regjistrin e antarëve.
Antari i Bordit të Drejtorëve humbet antarësinë në rast se humb te drejtën juridike kapacitetin intelektual për të vepruar.
Antari i Bordit të Drejtorëve tërhiqet me dëshiren e vet nga organizata nëpërmjet një kërkese me shkrim drejtuar Bordit të Drejtorëve, i cili e shqyrton në mbledhjen e tij më të parë. Bordi i Drejtorëve mblidhet për të përcaktuar detyrimet e ndërsjellta ndërmjet antarit të vetlarguar dhe organizatës. Vendimet e Bordit të Drejtorëve përbëjnë titull ekzekutiv. Komunikimi me antarin e vetlarguar behet me shkrim. Vetlargimi konsiderohet i kryer kur kerkesa nuk eshte shqyrtuar dhe nuk ka marrë pergjigje me shkrim brenda tre muajve.
Antari i vetëlarguar nuk ruan asnjë të drejtë mbi emrin, asetet dhe të drejtat e organizatës.
NENI 19
PERFAQESIMI I ORGANIZATES
Perfaqësues të “FORUMI SHQIPTAR PER ALEANCE TE QYTETERIMEVE” jane:
1 Bordi i Drejtorëve
2 Presidenti
Presidenti për një objekt të veçantë mund të caktojë një përfaqësues të posaçëm me një autorizim. Presidenti i AFALC nuk mund të japë prokurë te përgjithshme dhe nuk mund të delegoje tërësisht kompetencat e tij të parashikuara në këtë statut.
NENI 20
SHPERNDARJA
Shpërndarja e AFALC bëhet me nismën e vet ose me vendim të formës së prerë nga Gjykata kompetente.
Bordi i Drejtorëve shqyrton kërkesën për shpërndarjen e AFALC kur një gjë të tillë e kërkon Presidenti ose një e treta e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve. Vendimi për shpërndarjen e AFALC konsiderohet i vlefshëm kur votojnë pro shpërndarjes jo më pak se dy të tretat.
Kur vendoset shpërndarja e AFALC, Bordi i Drejtorëve emëron një Komision Likuidimi prej 5 (pëse) vetash.
Komisioni i Likuidimit, vepron konform legjislacionit në fuqi për të kryer proçedurat e likuidimit financiar dhe për të përcaktuar destinimin e pasurise.
________________ ____________________ ____________________
Besnik Mustafaj Ilda Zhulali Marko Bello
________________ _______________________ ___________________
Halil Hyseni Llesh Kola Ilir Neza
- Konferenca“Emigracioni shqiptar në vendet e BE-së – Sfidë aktuale e shoqërisë Shqiptare” 2 Prill 2010
- Plural + Festival Rinor i videove me teme: “Migracioni, Diversiteti, dhe Përfshirja Sociale”
- Nderim për bektashinjtë
- "Imami shqiptar i Leverkusenit, njeriu që drejton integrimin", marre nga gazeta Mapo online, date 1 prill 2012
- Forumi 2010 "Anna Lindh" 4-7 Mars, Barcelonë

