Përmirësimi i treguesve të biznesit rom&egjyptian dhe forcimi i kapaciteteve menaxhuese të tyre nepermjet asistencës fiskale
Korrik-Tetor 2009
Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve (AFALC) në bashkëpunim me Unionin e Rromëve të Shqipërisë(AMARO DROM) zhvilluan projektin “Përmirësimi i treguesve të biznesit rom&egjyptian dhe forcimi i kapaciteteve menaxhuese të tyre nepermjet asistencës fiskale”. Iniciativa u fokusua në dhënien e asistencës fiskale profesionale biznesmenëve romë dhe egjyptjanë të cilët e zhvillojnë aktivitetin e tyre tregëtar si subjekte të biznesit të vogël apo dhe tregëtarëve të biznesit të madh. Projekti vlerësoi performacën e përgjithshme të aktivitetit të tyre tregtar, identifikoi nevojat në menaxhimin e përditshëm të veprimtarisë së tyre, si dhe ndihmoi ne dhënien e asistencës së specializuar në lidhje me përmbushjen e detyrimeve mujore fiskale pranë organeve tatimore lokale dhe qëndrore.
Ne bazë të identifikimit të problematikës, AFALC dhe Unioni i Rromëve të Shqipërisë(AMARO DROM) dhanë rekomadime specifike në funksion të mbështetjes dhe përmirësimit të treguesve të biznesit rom dhe forcimit të kapaciteteve menaxhuese.
Këto rekomandime u botuan në manualin me të njëjtin titull që ju shpërnda komuninteti rom.
Objektivat e projektit:
- Informimi i komunitetit të biznesit rom me informacion të freskët dhe të shprehur qartë.
- Dhënia e konsulencës profesionale fiskale biznesit rom, për të lehtësuar përmbushjen e detyrimeve tatimore.
- Ndërgjegjësimi i aktorëve të përfshirë në edukimin dhe fuqizimin e komunitetit rom dhe egjyptian si dhe palëve të tjera të interesuara, me qëllim përfshirjen e tyre në jetën social – ekonomike të vendit.
- Paraqitja e rekomandimeve përkatëse për të kontribuar në përmirësimin e situatës, për të nxitur vazhdimësine dhe forcimin e biznesit rom dhe duke ndikuar në përmirësimin e situatës.
Aktivitetet:
a) Vendosja e kontakteve me biznesmenët rom dhe identifikimi i nevojave të tyre.
b) Organizmi i 3 seminareve informues dhe konsultues me komunitetin e biznesit rom në Tirane, Pogradec & Korce dhe Elbasan.
c) Pergatitja dhe botimi i një manuali informues për zhvillimin e biznesit dhe mënyrën e plotësimit të dokumentacionit fiskal, pagesën e tatimeve dhe taksave
d) Organizmi i një round-table me biznesmenë romë si dhe me kryetarët dhe antarët e shoqatave rome me qëllim prezantimin e broshurës së bashku me dhënien e rekomandimet përkatëse. Distribuimi i saj në komunitetin e biznesit rom dhe egjyptian.
Ky projekt u mbështet nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur, Soros Foundation.




del.icio.us
Digg
Facebook
Shkruani komentin tuaj. Duhet te jeni anetar i faqes qe te beni komente. Nese jeni anetar futuni ne faqe perpara se te shkruani komentin