"Luajmë së bashku në paqe"
Aktivitet i zhvilluar me 22 Shtator 2009 ne kuader te Dites Boterore te Paqes.
Ashtu si në mbarë botën, edhe në Tiranë u festua Dita Botërore e Paqes. Me nismën e Forumit Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve dhe me mbështetjen e Institutit Arsimor Ëilson, u mblodhën rreth 250 fëmijë nga shkolla të ndryshme të kryeqytetit, të cilët zhvilluan veprimtari kulturore e sportive, me moton: « Luajmë së bashku në paqe »
Nisma e Forumit Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve është pjesë e fushatës së madhe të ndërmarrë nga Fondacioni Euro-Mesdhetar Anna Lindh me temë « Ndërtojmë besimin- ngremë ura » dhe zhvillohet njëherash në të 43 vendet antare të Organizatës Bashkimi për Mesdheun ndër të cilat është dhe Shqipëria.
Po ashtu, Shqipëria është antare aktive edhe e Grupit të Miqve për Aleancën e Qytetërimeve, i ngritur në kuadrin e OKB-së. Me diversitetin e saj fetar dhe me trashëgiminë shembullore të bashkëekzistencës harmonike midis komuniteteve të ndryshme fetare, Shqipëria ofron një përvojë të rrallë dhe të çmuar. Forumi Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve punon për afirmimin e kësaj përvoje si në gjirin e vendeve të Organizatës së Bashkimit Mesdhetar ashtu edhe të vendeve antare të Grupit të Miqve të Aleancës së Qytetërimeve.
Nxënësit e ardhur nga disa shkolla publike të Tiranës si dhe nga Medreseja dhe nga kolegji « Don Bosko », sigurisht që përmbanin në vetvete besime të ndryshme, madje në ndonjë rast edhe edukim fetar të organizuar, por aty, ashtu si në jetën e përditshme, zhvilluan një minikampionat basketbolli, futbolli dhe volejbolli si dhe bënë një kros përgjatë Liqenit Artificial të Tiranës. Veprimtaria u mbyll me një ekspozitë vizatimesh të nxënësve me temë : « Ç’është paqa për mua ? »




del.icio.us
Digg
Facebook
Shkruani komentin tuaj. Duhet te jeni anetar i faqes qe te beni komente. Nese jeni anetar futuni ne faqe perpara se te shkruani komentin