Hyrje | SHQIP | MULTIMEDIA | Video | Intervista-Besnik Mustafaj Top-Channel- E Diell

Intervista-Besnik Mustafaj Top-Channel- E Diell

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Memorandumi i paraqitur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në thelb ia arriti qëllimit dhe solli një frymë të re brenda partisë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Besnik Mustafaj në një rrëfim për “E diell”, në “Top Channel”, përballë Adi Krastës ka dhënë qëndrimin e tij për zhvillimet e fundit politike, por edhe komentet për dy liderët, Edi Rama dhe Sali Berisha. Kreun e PS-së, Edi Ramën e quan një imitues shabllon të Berishës, ndërsa për miqësinë e dikurshme me Kryeministrin Berisha, ish-deputeti i PD-së, Mustafaj thotë se në Partinë Demokratike nuk ka qenë për arsye personale, por për bindjet e tij të djathta. “Ajo çka mua më bën përshtypje tek Edi Rama, është se në mënyrë shablloneske imiton gjithë defektet e Berishës, Berisha është lider kompleks. Ai, duke imituar defektet e Berishës, bën një gjë që është e dëmshme për shoqërinë e sotme, se e detyron Berishën të afishojë defektet e veta. Është një lloj pasqyre. Berisha nuk është bardhë e zi, ai është kompleks”, - tha Mustafaj. Duke folur për veprimtarinë politike të gjatë brenda PD-së dhe marrëdhëniet e tij me Kryeministrin Berisha, ish-shefi i diplomacisë, Besnik Mustafaj tha se, “unë jam një demokrat që e kam bërë me zgjedhje të lirë vendimin tim për të qenë aty. I pari që më ka propozuar të bëhem ministër është Fatos Nano. Unë s’jam i lidhur me PD-në për arsye personale, por jam i lidhur për idetë e djathta të mia”. Mustafaj beson se në kushtet e demokracisë, qendra e djathtë është versioni më i mirë për Shqipërinë. “Qenien time në PD nuk e lidh me Berishën. Berisha është i përkohshëm aty, ashtu si edhe unë. Nevoja historike që e ka sjellë në skenë PD-në e bën që ajo të tejkalojë përtej ëndrrave të Berishës, që PD-ja të jetë 35 vjet në politikë, sepse PD-ja do i tejkalojë 35 vite në politikë”, - tha Mustafaj. Ish-ministri i Berishës i dërgoi gjithashtu edhe një mesazh publik shefit të tij të dikurshëm, duke i thënë se: “Berisha, mos harro se je edhe Kryeministër i Edi Ramës”. Referuar ngjarjeve të fundit politike, Mustafaj thotë se, “unë nuk bashkohem me asnjë tentativë për të rrëzuar në mënyrë jo institucionale. Dëshirës sime i përshtatet prognoza që kjo mazhorancë ta mbarojë mandatin në 2013. Unë s’jam nga ana që për inat të sime vjehrre, të shkoj të fle me mullixhiun”. Edhe pse thotë se lodhja e djeshme, kur ai dha dorëheqjen si ministër i Jashtëm i ka kaluar, ai shton se i është përkushtuar rolit të shkrimtarit. “Më bëri të dilja nga bota, akuzat që Kryeministri i bëri Presidentit Bamir Topi. Nuk mund të rrija pa komentuar zhvillimet politike, pasi Bamir Topi është ende i ri dhe një njeri me potenciale të mëdha, i cili nesër, pas Presidencës, mund të kthehet në PD.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Shkruani komentin tuaj. Duhet te jeni anetar i faqes qe te beni komente. Nese jeni anetar futuni ne faqe perpara se te shkruani komentin comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst