Plural + Festival Rinor i videove me teme: “Migracioni, Diversiteti, dhe Përfshirja Sociale”
Plural + është një iniciativë e përbashkët e Aleancës së Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara, OrganizataNdërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe një rrjet me rreth 50 organizata partnere, të cilët mbështesin krijimtarinë e te rinjve nëpërmjet prodhimit te videove mbi çështjet e emigrimit, diversitetit dhe përfshirjes sociale
Projekti i lancuar qe ne vitin 2009, numëron rreth 400 video te postuara nga nga 63 shtete te ndryshme. Videot fituese janë shfaqur në dhjetra festivale,kinema dhe në rrjete televizive në mbare botën.
Të rinjtë nga 9 deri në 25 vjet janë të ftuar të paraqesin video nga një deri në pesë minuta dhe te shprehin pikëpamjet e tyre mbi migracionin, diversitetin dhe përfshirjen sociale.
Një juri prestigjioze ndërkombëtare e përbërë nga ekspertë dhe të rinj të do te përzgjedhë tre fitues, sipas kategorive të moshës (9-12, 13-17, 18-25).
Fituesit do të përfitojnë një çmim prej $ 1,000 USD secili, si dhe një ftesë për të marrë ne ceremoninë e dorëzimit te çmimeve ne New York City, në 6 dhjetor, 2012.
Më shumë informacion mbi detajet e aplikimit do te gjeni ne :
http://www.unaoc.org/pluralplus/




del.icio.us
Digg
Facebook
Shkruani komentin tuaj. Duhet te jeni anetar i faqes qe te beni komente. Nese jeni anetar futuni ne faqe perpara se te shkruani komentin