Mbeshtetje per At Paolo dall'Oglio
Forumi Shqiptar per Aleance e Qytetërimeve (AFALC) deshiron te terheqe vemendjen per nje ngjarje shqetesuese qe ka te beje me priftin Italian, At Paolo dall'Oglio, Kryemurg i Manastirit të Deir Mars Musa ne Siri, fitues i çmimit te Anna Lindh EuroMed ne vitin 2006 për Dialog Ndërmjet Kulturave, dedikuar: “Respektit reciprok midis njerëzve të feve apo besimeve të ndryshme”. Ky ccmim Euro-Mesdhetare eshte i pervitshem dhe nderon personalitete apo edhe organizata te ndryshme qeveritare dhe joqeveritare , te cilat dallohen ne perkushtimin për promovimin e dialogut ndërkulturor dhe nderfetar brenda hapesires euromesdhetare.
At Paolo dall'Oglio eshte i njohur per kontributin e tij te jashtezakonshem ne sherbim te dialogut mes të krishterëve dhe muslimanëve, posacerisht ne Siri. Ai ka punuar me përkushtim për promovimin e paqes, harmonisë dhe respektit te ndesjellte. Gjate 30 vjeteve te punes se tij ne Siri, Manastiri, qe ai drejton, eshte kthyer ne nje qender te rendesishme nderveprimi midis myslimaneve dhe te krishtereve. Ne kushtet e krizes ne te cilen gjendet sot vendi, ai eshte angazhuar në nismat për pajtim kombetar nepermjet negociatave, duke mbajtur një qëndrim kritik ndaj represionit te ushtruar nga qeveria siriane kunder protestuesve. Per shkak te qendrimeve te tij anti-qeveritare, autoritetet siriane kane dhene urdher per debim te tij .
Forumi Shqiptar per Aleance e Qytetërimeve (AFALC) dhe Rrjeti i shqiptar I Anna Lindh Foundation, duke vleresuar shembullin e At Paolos dhe punen e tij te palodhur ne sherbim te permiresimit te dialogut nderfetar dhe nderkulturor, ju fton te mbeshtesni kete kauze nepermjet faqes se facebook dedikuar At Paolos: “ No to the expulsion of Father Paolo”, http://www.facebook.com/pages/لا-لطرد-الاب-باولو-من-سوريا/224453024289552?sk=wall; ose duke nxitur instancat përkatëse per te reaguar në favor të misionit të tij.




del.icio.us
Digg
Facebook
Shkruani komentin tuaj. Duhet te jeni anetar i faqes qe te beni komente. Nese jeni anetar futuni ne faqe perpara se te shkruani komentin