AFALC organizon tryezen e rrumbullaket me titull "Kulturat Flasin"
Në Diten Boterore te Diversitetit Kulturor Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve (AFALC) në bashkërendim me Fondacionin Euro - Mesdhetar Anna Lindh organizoi ne ambientet e Hotel Tirana International, një Tryezë të Rrumbullakët me teme “KULTURAT FLASIN”. Kjo tryezë ishte pjesë e një zinxhiri veprimtarishë të tilla me të njëjtën temë zhvilluar njëherash në të gjitha vendet e pellgut të Mesdheut.
Vendosur në kontekstin e shoqërisë tonë organizatorët kishin zgjedhur moton: “Të gjthe shqiptarë: muslimane, ortodoksë, katolikë, bektashinj, ungjillorë. Veprimtarisë iu bashkangjitën edhe përfaqësues të komunitetit rom. Bashkëbiseduesit në tryezë në prani të një publiku po aq të larmishëm shkembyen mendime dhe sollën përvoja nga mikromjediset kulturore prej nga vijnë, duke theksuar se ky diversitet përbën një pasuri shumë të çmuar për shoqërinë tonë. U përmend me këtë rast se në shumë vende mesdhetare, ku ka larmi zakonesh e traditash, ku ka stile te ndryshme te jeteses, miksim besimesh e kulturash, shfaqen shpesh herë vështirësi në bashkëekzistencën e komunitete për shkak të keqkuptimeve apo edhe të mosnjohjes së ndërsjelltë. Ndërkohë, përvoja të tjera tregojnë se bashkëjetesa brenda diversitetit prodhon gjithashtu nje energji shume të madhe në shërbim të ndërtimit të prosperitetit të përbashkët. Shqiperia perben nje shembull te mrekullueshem te bashkejeteses harmonike te tri komuniteteve fetare, atij mysliman, atij ortodoks dhe atij katolik. « Kjo trashegimi e çmuar duhet mbeshtetur fort nga te gjitha forcat aktive te shoqerise shqiptare » u shpreh një nga pjesëmarrësit e aktivitetit.
Forumi Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve është themeluar për t’i sherbyer këtij qellimi si dhe per ta bëre sa më të njohur eksperiencën shqiptare, duke e bashkuar këtë eksperiencë me perpjekjet e të tjerëve, kudo në botë, në emër të dialogut mes komuniteteve me perkatësi të ndryshme fetare, etnike apo kulturore si rruga më e mire per te bashkuar përpjekjet që sjellin paqe dhe mirëqënie për të gjithë.
Në përfundim të aktivitetit, të pranishmit, vizituan dhe një ekspozitë me objekte tradicionale, gatime karakteristike, punime dore artistike te realizuara nga gratë e komuniteteve te ndryshme fetare, të organizuar në kuadër te projektit « kulturat flasin ».




del.icio.us
Digg
Facebook
Shkruani komentin tuaj. Duhet te jeni anetar i faqes qe te beni komente. Nese jeni anetar futuni ne faqe perpara se te shkruani komentin