AFALC zhvillon debatin mbi "Vlerat Europiane te Teatrit Shqiptar- Vendi i Kultures ne Evropen e se Nesermes"
Me date 22 Dhjetor, Forumi Shqiptar per Aleance te Qyteterimeve (AFALC) dhe Teatri Kombetar organizuan debatin me titull “ Vlerat Europiane te Teatrit Shqiptar- Vendi i Kultures ne Evropen e se Nesermes”.
Ky aktivitet organizohet ne kuader te projektit “EUROMEDINCULTURE(s) Citizenship, ku AFALC eshte organizata partnere per Shqiperine.
Ambicia e ketij projekti eshte t`u japim sa me shume te jete e mundur fjalen qytetareve, profesionisteve te kultures dhe politikeberesve te ceshtejve kulturore ne menyre qe te shprehen per te ardhmen kulturore te Europes si dhe per kushtet dhe qellimet te nje politike te vertete kulturore te Bashkimit Europian.
Ceshtjet qe u diskutuan gjate debatit ishin:
- Vlerat evropiane te teatrit shqiptar
- Mobiliteti I artisteve dhe profesionisteve te kultures brenda dhe jashte Evropes
- Perfshirja e kultures dhe artit ne politikat e edukimit
- Kultura si nje mjet i zhvillimit social dhe ekonomik
Debati ishte konceptuar si nje bashkebisedim I hapur ndermjet pjesemarresve dhe panelit te perbere nga eksperte te ceshjeve kulturore dhe politikeberes te ceshtjeve kulturore.




del.icio.us
Digg
Facebook
Shkruani komentin tuaj. Duhet te jeni anetar i faqes qe te beni komente. Nese jeni anetar futuni ne faqe perpara se te shkruani komentin