Newsletter
Email:
Hyrje | SHQIP | LAJME | AFALC zhvillon trajnimin e trete per gazetarine nderkulturore

AFALC zhvillon trajnimin e trete per gazetarine nderkulturore

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Në datë 28-29 Tetor 2010, Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve organizoi trajnimin e trete për gazetarinë ndërkulturore të zhvilluar në kuadër të projektit “Mekanizmi Mediatik i Reagimit të Shpejtë në Media” mbështetur nga programi i përbashkët MDGIF -PNUD. Në pjesën e parë të trajnimit, Znj.Laura Xhaxhiu, menaxhere e projektit, i njohu pjesëmarrësit me qëllimin dhe objektivat e projektit si edhe prezantoi  raportin e fundit të nxjerrë nga monitorimi i shtypit të shkruar në lidhje me çështjet ndërfetare dhe ndërkulturore. Zoti Besnik Mustafaj, President i Forumit Shqiptar për Aleancën e qytetërimeve diskutoi për harmoninë ndërfetare në Shqipëri dhe rëndësinë  e promovimit të respektit të ndërsjelle të popujve, kulturave dhe feve te ndryshme ne bote. I ftuar i nderit në këtë trajnim, Z. Manuel Montobbio, Ambasador i Spanjës në Shqipëri bëri një prezantim të shkurtër të lëvizjes së Aleancës së Qytetërimeve,  dhe rolin e rëndësishëm që luan dialogu ndërkulturor dhe ndërfetar në kontekstin global. Gjatë pjesës së dytë trajnimit, ekspertet mediatike dhe lektore të Universitetit të Tiranës diskutuan për historinë e feve në Shqipëri, rolin e imazhit në komunikimin ndërkulturor, pasqyrimin e cështjeve ndërfetare dhe ndërkulturore ne media. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin studentë të gazetarisë, gazetarë të mediave të ndryshme të vendit si edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Trajnimi kishte si qëllim përmirësimin e aftësive raportuese të gazetareve shqiptarë  për çështjet ndërkulturore dhe ndërfetare. 

 

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Shkruani komentin tuaj. Duhet te jeni anetar i faqes qe te beni komente. Nese jeni anetar futuni ne faqe perpara se te shkruani komentin comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst