Ftese per pjesemarrje
Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve ju fton të merrni pjesë në trajnimin për gazetarinë ndërkulturore të zhvilluar në kuadër të projektit “Mekanizmi Mediatik i Reagimit të Shpejtë në Media” mbështetur nga programi i përbashkët MDGIF -PNUD. Trajnimi do të ketë si qëllim përmirësimin e aftësive raportuese të gazetareve shqiptarë për çështjet ndërkulturore dhe ndërfetare. Gjatë trajnimit, të ftuarit do të kenë mundësi të njihen dhe të diskutojnë për mënyrën e pasqyrimit të çështjeve ndërfetare dhe ndërkulturore në media, rolin e imazhit në komunikimin ndërkulturor, ngjarjet dhe zhvillimet më të fundit në këtë fushë. I ftuar nderi do te jetë Ambasadori i Spanjës në Tiranë, Z. Manuel Montobbio dhe personalitete te tjere te shypit shqiptar. Aktiviteti do te zhvillohet me datë 28 -29 Tetor, ne ambientet e Pallatit të Kulturës, Tiranë.




del.icio.us
Digg
Facebook
Shkruani komentin tuaj. Duhet te jeni anetar i faqes qe te beni komente. Nese jeni anetar futuni ne faqe perpara se te shkruani komentin