Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve (AFALC) pjesë e rrjetit EUROMED in CULTURE
14-15 Mars, rrjeti Euromed in Culture u mblodh ne Bari
Më 14-15 Mars 2010 u zhvillua në Bari, Itali, takimi i parë i antarëve të rrjetit Euromed in Culture. Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve (AFALC) u përfaqësua në këtë mbledhje të rëndësishme nga Ajsela Spahija, Koordinatore Projektesh.
Euromed in Culture ka nisur aktivitetin e tij ne vitin 2004 fillimisht si një projekt rajonal për zhvillimin e një rrjeti profesionistësh dhe ekspertësh të politikave kulturore, financuar nga Programi Europian INTERREG III B. Në 3 korrik 2009, në Montpellier, nën kujdesin e lartë të Zotit André AZOULAY, këshilltar i mbretit të Marokut Mohammed VI dhe njëkohësisht President i Anna Lindh Foundation për Dialogun ndërmjet kulturave, Euromedinculture u themelua zyrtarisht si rrjet bashkëpunimi kulturor euromesdhetar. Rrjeti kryesohet nga organizata franceze ADCEI, Assocation pour le Développement Culturel Européen et International (Organizata per Zhvillim Kulturor Europian dhe Ndërkombëtar) dhe ka në përbërje të tij 23 organizata joqeveritare, autoritete lokale, universitete dhe qëndra kërkimi nga Europa dhe Mesdheu.
Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve është pranuar si antare e këtij rrjeti në shkurt 2010. Të tjerë partnerë vijnë nga vende si: Gjermania, Belgjika, Bullgaria, Egjipti, Spanja, Franca, Italia, Jordania, Libani, Malta, Maroku, Palestina, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Tunisia dhe Lituania.
Gjatë takimit dyditor në Bari, pjesëmarrësit e ardhur nga 18 vende të ndryshme të Rajonit Euromesdhetar diskutuan për hartimin e rregullave të brendshme të funksionimit të rrjetit, miratimin e planit të veprimit për një periudhë tre vjecare si dhe të buxhetit për aktivitetet e rrjetit bashkë me mënyrat e implementimit të planit 3-vjecar. E gjithë puna u orientua në tri drejtime kryesore për funksionimin e rrjetit: zhvillimin e partneriteteve kulturore, mobilitetin e te profesionistëve të rinj dhe mobilizimin e iniciativave të përbashkëta.
Akualisht, në kuadrin e këtij partneriteti, Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve (AFALC) është përfshirë në projektin EUROMEDINCULTURE Citizenship, mbështetur nga Komisioni Europian. Ky projekt ka për qëllim nxitjen e diskutimeve publike në lidhje me vendin që zë kultura europiane. Dymbëdhjetë vendet pjesëmarrëse në këtë projekt po zhvillojnë paralelisht një pyetësor me pyetje që lidhen me rolin e kulturës evropiane. Më pas, po në kuadër të këtij projekti priten të zhvillohen një seri takimesh rajonale ku do të diskutohen përfundimet e pyetësorit.




del.icio.us
Digg
Facebook
Shkruani komentin tuaj. Duhet te jeni anetar i faqes qe te beni komente. Nese jeni anetar futuni ne faqe perpara se te shkruani komentin