Newsletter
Email:
Hyrje | SHQIP | AKTIVITETE | "Roli i kultures ne njohjen midis popujve"

"Roli i kultures ne njohjen midis popujve"

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image Pamje nga aktiviteti

Takim me shkrimtarin serb Vidosav Stefanovic: 28 prill, ora 17.30 ne Universitetin Europian te Tiranes.

Me ftese te Forumit Shqiptar per Aleancen e Qyteterimeve (AFALC) erdhi ne Tirane shkrimtari serb Vidosav Stefanovic, i cili zhvilloi ne Univeristetin e Europian te Tiranes ligjeraten me teme “Roli i kultures per njohjen me te mire te dy popujve tane”. Vidosav Stefanovic eshte i pari personalitet i letrave serbe qe vjen ne Shqiperi si shkrimtar, pas prishjes se marredhenieve shqiptaro-jugosllave me 1948.

 

Vidosav Stefanovic eshte nje nga figurat me te shquara te letersise bashkekohore serbe. Autor i me shume se 20 librave, romane, tregime, pjese per teater, ese dhe publicistike, ai eshte i perkthyer dhe i vleresuar lart ne shume gjuhe te botes. Ka lindur ne 27 qershor 1942 ne Kragujavec, nje qytet me histori ne Serbine qendrore, ku edhe vazhdon te jetoje i perkushtuar teresisht ndaj shkrimit tashme. Ai njihet ne vendin e tij si nje nga  mendjet me te lira, gje qe ia ka veshtiresuar dhe nderlikuar shume here jeten, per shkak te regjimeve dikatoriale apo nacionaliste, me te cilat nuk eshte pajtuar kurre. Te permendura ne mbare boten kane qene sidomos qendrimet e tij kunder  luftes ne Bosnje, gje qe i solli perndjekjen nga Milloshevici dhe e detyroi te emigronte ne fillim ne Greqi, ku nuk u pranua e me pas ne France, ku qendroi deri ne vitin 1995. Emigrimi i tij i dyte politik, po ne France, eshte ne vitin 1998, ne prag te luftes ne Kosove. Ne vitin 2004 u kthye serisht ne vendlindjen e tij, ku u perball me faktin se vepra e tij ishte censuruar plotesisht nderkohe ne gjuhen e vet origjinale.

 

Vidosav Stefanovic eshte nje personalitet kompleks jo vetem per shkak te qendrimeve te papajtueshme qe ka mbajtur gjithmone ndaj regjimeve dikatoriale apo autoritare te Beogradit. Ai ka bere tashme nje emer te madh ne vendin e tij edhe si botues, si drejtor i disa prej gazetave dhe revistave letrare e kulturore, si eseist polemist i rralle, si themelues i te pares shoqate jozyrtare te shkrimtareve “Shkrimtaret e pavarur te Jugosllavise” me 1990 dhe si kontribues cilesor i Forumit Liberal.

 

 

Gjate qendrimit ne Tirane, Vidosav Stefanovic pati nje takim edhe ne Shtepine Botuese ORA, shtepi botuese kjo qe po shqyrton veprat e tij me qellim perkthimin se afermi  te romaneve te tij ne shqip.

 

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Shkruani komentin tuaj. Duhet te jeni anetar i faqes qe te beni komente. Nese jeni anetar futuni ne faqe perpara se te shkruani komentin comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst