Objektivat
QELLIMI DHE OBJEKTI
FORUMI SHQIPTAR PER ALEANCE TE QYTETERIMEVE, “AFALC” është organizatë jofitimprurëse, Qendër, e krijuar me qëllim përhapjen dhe promovimin e ideve që forcojnë konsensusin e gjerë të të gjitha komuniteteve me përkatësi fetare apo etnike të ndryshme, nisur nga parimi se këto komunitete janë të ndërvarura në përpjekjen e tyre për zhvillim, siguri e prosperitet ekonomik. Për këtë qëllim, “AFALC” do ta bashkërendojë punën me organizata te tjera jofitimprurëse si dhe fitimprurëse që udhehiqen nga të njëjtat parime dhe kanë objektiva të ngjashme. Pjesë themelore e qëllimit të “AFALC” do të jetë evidentimi i trashëgimisë shqiptare, bashkëjetuar harmonishëm mes komuniteteve të ndryshme fetare si dhe identifikimi me përparësi dhe paraqitja para publikut të problemeve që mbart konteksti global i marrëdhënieve mes botës islame dhe asaj perëndimore. Është me vend të mendohet se shoqëria shqiptare nuk është gjenetikisht e imunizuar ndaj këtyre problemeve.
“AFALC” synon promovim të parimeve, që ajo mbron, para opinionit publik si dhe para institucioneve shqiptare, atyre perëndimore dhe donatorëve të huaj.
AFALC funksionon dhe operon në suazën e “Aleancës së Qytetërimeve”, lançuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në nëntor 2006.
AFALC, rradhitur përkrah nismave të tjera të ngjashme në botë, i përgjigjet konsensusit të gjerë ndërmjet kombeve, kulturave dhe besimeve fetare se të gjitha shoqëritë janë të ndërvarura në përpjekjen e tyre për zhvillim, siguri, dhe begati. AFALC synon të bëhet një qendër rajonale, me qëllim gjenerimin e një vullneti politik kolektiv për t’u mobilizuar në veprime të përbashkëta, në nivel institucional dhe shoqëror, për të tejkaluar paragjykimet, perceptimet e gabuara dhe polarizimin që kundërshton këtë konsensus.
Njohja me kulturën, artin, traditat, besimin si edhe vlerat e tjera që formojnë individualitetet e komuniteteve, kombeve, kombësive, qytetërimeve do të jetë objekt pune i AFALC. Angazhimi në favor të ruajtjes e zhvillimit të tyre do të jetë në paralele me gjetjen dhe promovimin e vlerave të përbashkëta dhe interesin e njëjtë.
AFALC do të kontribuojë në ngjizjen e një lëvizjeje shqiptare, rajonale dhe europiane, e cila reflekton vullnetin e shumicës së njerëzve për të kundërshtuar ekstremizmin në shoqëri.
AFALC ka si objekt të veprimtarisë së vet mendim-bërjen dhe politik-bërjen nëpërmjet:
- Prodhimit të skenarëve të përshtatshëm dhe hartimit të politikave për dialog ndërfetar dhe ndërkulturor.
- Ndërtimit/bashkimit/formalizimit të grupeve të interesit brenda dhe jashtë vendit, që synojnë respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në nivel mbifetar, mbikulturor dhe ndëretnik si dhe në mbështetje të laicitetit.
- Ekspozimit të stereotipeve dhe kontradiktave që ekzistojnë në debatin mes botës islamike dhe asaj perëndimore.
- Ndërtimit të kornizave për një bashkëjetësë të suksesshme alternative, politikisht e dëshirueshme dhe praktikisht e realizueshme, duke u bazuar në modelin shqiptar.
- Mbledhjes së drejtuesve të lartë shtetërorë, të ekspertëve, të shoqërisë civile nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, me qëllim ndërtimin e strategjive dhe planeve zbatuese për kapërcimin e paragjykimeve dhe ndryshimin e perceptimit aty ku ai shfaqet i gabuar.
- Nxitjes së zhvillimit të një brezi të ri udhëheqësish me formim kulturor, aftësi komunikuese dhe lidhje të shëndosha ndërkombëtare, të cilët do të veprojnë për një shoqëri të informuar mirë, të qetë dhe të drejtë.
- Vendosjes së partneritetit me organizata të tjera të ngjashme në rajon dhe në botë, si dhe me institucione prestigjioze edukative për përgatitjen e programeve edukuese për të rinjtë, të cilët shërbejnë si katalizatorë për ndryshimin shoqëror.
- Lehtësim/Ndërmjetësim i dialogut “Euro-islamik” në rajon dhe Europë.
- Afrimit të përfaqësuesve të ndryshëm të komuniteteve fetare, sipas modelit shqiptar.
Motoja e kësaj qendre do të jetë “Mirëkuptim nëpërmjet dialogut”.
“FORUMI SHQIPTAR PER ALEANCE TE QYTETERIMEVE” do të pasqyrojë veprimtarinë e tij nëpërmjet botimit të periodikut “Tryeza”, duke paraqitur aty rezultatet e arritura në formën e informacionit, të analizës, dhe duke promovuar ngjarje të suksesshme si përvojë dhe shembuj për t’u ndjekur.
Komplementare me revisten per realizimin e objektivave te veta AFALC do të përgatise dhe prezantoje edhe materiale të tjera informuese të rrjedhura prej analizave dhe sondazheve të realizuara nga të tjerë në përputhje me qëllimet e veta. AFALC do të prodhojë si edhe do të angazhohet në hartimin, pregatitjen për shtyp, botimin e shpërndarjen e librave, hartave, broshurave, buletineve, kasetave, videokasetave, incizimeve të ndryshme, materialeve informative etj. në shqip apo gjuhë të huaj, me përmbajtje diverse kulturore, artistike, arsimore e edukative.
AFALC do të angazhohet dhe do të sipërmarrë mbrojtje në media si edhe përpara institucionesh administrative dhe gjyqësore në Shqipëri dhe jashtë saj për çështje kolektive apo dhe të rasteve individuale të cënimit të të drejtave dhe lirive për jetesë dhe mjedis të harmonishme midis pjestarëve të komuniteteve dhe besimeve të ndryshme.
AFALC do të organizojë dhe bashkësponsorizojë aktivitete që i përgjigjen qëllimit të përgjithshëm të shprehur më lart. Takimet, konferencat, seminaret e ekspozitat e përbashkëta, zhvillimi i festivaleve, konkurseve, koncerteve si dhe produkteve në formatin CD, DVD, filma dokumentarë, ekspozita fotografike, albume dhe emisione radiofonike, ku AFALC do te jete organizator ose bashkorganizator, do t’i sherbejne njohjes së ndërsjellte, vlerësimit dhe harmonisë midis qyteterimeve dhe besimeve të ndryshme.
Për realizimin e këtij qëllimi, në bashkëpunim me donatorët, AFALC do të angazhojë aktorë me peshë të skenës politike, të shoqërisë civile, të grupeve të interesit, të botës akademike, të komuniteteve fetare dhe medias nga vendi dhe bota.
Funksionimi i rregullt i “FORUMIT SHQIPTAR PER ALEANCE TE QYTETERIMEVE” do të arrihet nëpërmjet krijimit brenda vendit të një strukture logjistike aktive si edhe vendosjes së bashkëpunimit me organizata simotra, duke u bërë pjesë e angazhimit global për Aleancë mes Qyteterimeve. Rritja e ndërveprimit dhe shkëmbimi i ndërsjelltë i programeve, përvojës dhe cilësive operacionale do të rrisë profesionalizmin në trajtimin e objektit të punës së AFALC.
Struktura fleksibël e AFALC do të ruajë, nxisë dhe vlerësojë profilet dhe identitetet e themeluesve të saj, ajo do të mbeshtesë gjithashtu prioritetet dhe programet e ofruara nga organizata të së njëjtës fushë veprimi, kur i gjen të vlefshme për realitetin, ku ajo operon.
Fuqizimi ekonomik nepermjet bashkimit te mundesive financiare e administrative ne projekte te perbashketa me organizata te se njejtes fushe do te rrise mundesine per te vepruar me projekte qe e kapercejne mundesine e nje organizate veçmas.
Objekt i rëndësishëm i punës së AFALC do të jetë forcimi i pareshtur i harmonisë dhe bashkëveprimit tradicional midis maxhorancës dhe minorancave etnike apo kulturore ne Shqipëri. Emancipimi arsimor dhe kulturor i romëve ze këtu një vend parësor.
- Konferenca“Emigracioni shqiptar në vendet e BE-së – Sfidë aktuale e shoqërisë Shqiptare” 2 Prill 2010
- Ftese per pjesemarrje
- "Roli i kultures ne njohjen midis popujve"
- Hapet Edicioni i Trete i Konkursit "Nje det me Fjale"
- AFALC zhvillon trajnimin e trete per gazetarine nderkulturore

